Vrasja e Santiago Malkos, rrëfehet Blendi Teta: Nuk e njihja! Ervis Martinaj më kërcënoi se do më muroste nëse nuk i tregoja vendndodhjen e vëllezërve Duka

Blendi Teta, i dënuar me 25 vjet burg për bashkëpunim në vrasjen e ish policit Santiago Malko dëshmoi në gjykatë në procesin ndaj Leonard dhe Elis Duka, Fatmir Hysenit, Oltian Loga, Aleksandër Maxhaku e Dritan Agaj, të cilët po gjykohen në mungesë. Ata akuzohen për vrasjen e Santiago Malkos në 27 Gusht të 2019. Malko njihej si njeri i afërt i “mbretit të lojërave të fatit” Ervis Martinaj, të shumëkërkuarit të policisë.

Para gjykatës Blendi Teta iu përgjigj pyetjeve të prokurorit dhe avokatëve ku tha se ishte kërcënuar nga Ervis Martinaj i cili kërkonte informacion për vëllezërit Duka. Ai ka rrëfyer edhe pengmarrjen nga Martinaj dhe grupi i tij, duke theksuar se ishte kërcënuar me vrasje dhe murosje nëse nuk u tregonte se ku rrinin vëllezërit Erlis dhe Leonard Duka të cilët dyshohet se janë porositës të vrasjes së Santiago Malkos.

“Në 8 ose 9 shtator të 2019 e kam takuar Ervis Martinajn tek ETC në një lokal në kat të dytë. Ai ishte aty me disa nga anëtarët e grupit të tij mes tyre edhe Erigers Mihasi. Aty ai më tregoi videon time kur po prisja taksinë pranë spitalit. Aty më kërcënuan dhe më kërkoi të tregoj për vëllezrit Duka. Më pas më ka marrë dhe nën kërcënimin e armëve më kanë dërguar në një bodrum në Sauk. Aty më kanë kërcënuar duke më thëne të tregoja se kush ishte i përfshirë në ngjarjen e Malkos dhe se ku rrinin Vëllezrit Duka. U kam sqaruar se nuk di asgjë, por Martinaj dhe grupi i tij më kërcënuan se do më vrisnin dhe do më murosnin. Më pas ata më kanë lënë të lirë”- tha Teta.

Gjatë deklarimeve në gjyq, Blendi Teta tha se një person me pseudonimin “Tigri” në platformën Sky EÇ ka ofruar shuma të mëdha parash për të sulmuar vëllezërit Duka.

“E nderuar Gjykatë dua që ti bëj një pyetje prokurorit.  A mund të më thoni kush është personi me pseudonimin "Tigri" tek SKY Ecc që ka dhënë 500 mijë euro për të fundosur Vëllezrit Duka?”- pyeti Blendi Teta.

Pas këtij pohimi, Gjykata i kërkoi shpjegime Blendi Tetës për informacionet që tha por ai u shpreh se i ka mësuar duke qenë se ka 4 vite në burg për këtë çështje pasi është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Santiago Malkos. Atentati sipas prokurorisë, ka ndodhur si pasojë e përplasjeve mes grupeve të Ervis Martinajt dhe vëllezërve Duka.

Seanca e radhës për gjykimin e të pandehurve të akuzuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko do të zhvillohet në 19 dhjetor.

Blendi Teta është dënuar nga GJKKO me 25 vite burg si autor i vrasjes së ish-policit Santiago Malko. Sipas SPAK, Teta kishte patur rol në mbajtjen nën vëzhgim të Santiago Malkos me qëllim që të gjendej një moment i përshtatshëm për ta qëlluar. Për vrasjen e Malkos akuzohen edhe 8 persona të tjerë të shpallur që prej më shumë se një viti në kërkim, më konkretisht Leonard Dukën;  Erlis Dukës, Ilir Selmanin, Oltian Logën,  Fatmir Hysenin, Dritan Agajn, Aleksandër Maxhakun dhe Xhoni Nicën te cilët janë ndarë në gjykim nga Teta.

Si ndodhi ngjarja?

Mbrëmjen e 27 gusht 2019 në zonën e "Xhamllikut" u ekzekutua me breshëri plumbash Santiago Malko, një ish punonjës policie i larguar nga detyra pasi u arrestua pas një sherri për lojërat e fatit. Malko ishte një emër jo pak i njohur për autoritetet, i dyshuar si i përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale. Emri i tij do të dilte në skenë në Tetor të 2018, ngjarje kjo kur i plagosur mbeti miku i tij Ervis Martinaj, por u lirua për mungesë provash. Në kërkim me vendim gjykate janë shpallur 8 persona, dy vëllezërit Leonard dhe Elis Duka, Xhoni Nica, Oltian Loga, Aleksandër Maxhaku e Dritan Agaj të gjithë nga Tirana, si dhe Fatmir Hyseni nga Vlora, i njohur ndryshe me nofkën “Doqja”. Malko dyshohet të ketë qenë i përfshirë në disa ngjarje kriminale, e ndërsa dyshimet e policisë janë se ai u ekzekutua për shkak të trafikut të lëndëve narkotike, borxheve të pashlyera e konflikteve mes bandave të rrezikshme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:58
I dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Santiago Malkos, Blendi Teta rrëfen njohjen me Ervis Martinajn dhe vëllezërit Duka: Iu shita kompaninë e basteve

Foto: Teta, Martinaj, Leonard Duka

Blendi Teta, i dënuari me 25 vite burg për vrasjen e ish-policit Santiago Malko në vitin 2019, ka rrëfyer sot në gjykatë detaje mbi njohjen e tij me të shumëkërkuarin Ervis Martinajn, dhe vëllezërit Erlis dhe Leonard Duka që kanë patur përplasje me “mbretin” e lojërave të fatit para se ky i fundit të zhdukej.

Duke deklaruar se nuk e njihte Santiago Malkon, Blendi Teta tregoi se në 27 gusht kur ndodhi vrasja e tij, kishte qenë në një darkë me vëllezërit Duka pasi ishte menaxher i kompanisë së tyre të llotove për Tiranën.

Ai tha se në darkë ndodheshin të gjithë menaxherët e kompanisë në qarqe të ndryshme. Ndërsa mes deklaratës së tij, ka treguar se me Ervis Martinajn dhe vëllezërit Duka njihej duke qenë se u kishte shitur kompaninë e tij të basteve sportive.

“Nuk e njoh Santiago Malkon dhe nuk kam asnjë dijeni për ngjarjen e 27 gushtit 2019. Në atë kohë kam qënë në Shqipëri. Në datë 27 une kam qënë për një drekë tek lokali "La Familia" në zonën e Freskut. Në atë kohë isha menaxher i kompanisë së llotove të Vëllezërve Duka për Tiranën. Ata i kam njohur 3 vite më pas pasi ju kam shitur atyre dhe Ervis Martinajt kompaniënë time të basteve sportive. Në darkë më ka dërguar me makinë e Ervis Metanit sepse makinën time e kishte marrë shoqja ime e cila kishte shkuar në kavajë për punë personale.  Në darkë me Leonard dhe Elis Dukës, Fatmir Hysenit, Oltion Logut, Aleksandër Manxhakut, të gjithë ishim menaxher për qarke të ndryshme të lojrave të fatit. Kam shkuar tek dreka rreth orës 17:00 dhe kam qëndruar deri nga ora 19:30 ose 19:45 jam larguar. Ngaqë nuk kisha makinë i kam kërkuar Ilir Selmanit të më shoqeronte me makinën e punës që ishte skoda e bardhë dhe e përdorimin për të transportuar tavolinat e llotove. Selmani më ka shoqëruar deri sa të gjeja një taksi. Kemi kaluar tek komisariati 4 dhe më pas kam shkuar tek spitali i fëmijeve. Njëra taksi ishte e prishur dhe një shitje e kioskës më tha prit 5 minuta se vjen taksia tjetër. Thekoj që celularin e kisha të fikur”- u shpreh Blendi Teta.

Ndërkohë, Ilir Selmani i cili përmendet në deklaratën e Blendi Tetës, është dënuar nga GJKKO me 28 vite burg për vrasjen e Santiago Malkos.

Ora 10:40
Personi me pseudonimin ‘Tigri’ që ka dhënë 500 mijë euro për fundosjen e vëllezërve Duka, Blendi Teta zbulon ku i mësoi informacionet

1569401243_blediteta.jpg

Foto: Blendi Teta

I pyetur nga GJKKO se kush është personi me pseudonimin “Tigri” që shfaqet në përgjimet e aplikacionit “SKY” dhe që dyshohet se ka paguar 500 mijë euro për fundosjen e vëllezërve Leonard dhe Erlis Duka, Blendi Teta u shpreh se informacione të tilla i ka mësuar duke qenë se ka 4 vite në burg për këtë çështje, duke mos zbuluar detaje më të thella.

I pandehuri tjetër për vrasjen e Santiago Malkos, Ilir Selmani i cili u dënua me 28 vite burg, kishte sjellë në gjykatë një deklaratë ku theksonte se ishte i sëmurë dhe se do të jepte shpjegime në seancën e rradhës. 

 

B.V/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fushkuqja: 06/12/2023 13:35

    Se ka naj malok tek tuk qe akoma i vje keq per Martinaj e zgaret qe mate rrotull. tgjithe per dhjam qeni iken e do ikin

    Përgjigju
    • per “Fushkuqja”: 07/12/2023 13:12

      Ti do jesh nga surreli me shume mundesi po Martinajn e detyroi ai komshiu jot kryeminister qe te mbronte pasurine se nuk ishte mafioz Ervis Martinaj po kaq kuptoni ju patronazhistat

    • Toni: 06/12/2023 20:07

      Mos ta kan punu token e babes maloket ty te paskan ba Nder bravo malecorve punen e bukur .

  • Sondazhi i ditës:

    Në Shqipëri do të prodhohen municione për Ukrainën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parlamenti Evropian miraton rezolutën: Të hiqet vetoja në procesin e zgjerimit në BE

Parlamenti Evropian miraton rezolutën: Të hiqet vetoja në procesin e zgjerimit në BE