ROME - Katër shqiptarë i kanë shpëtuar për mrekulli një atentati me armë nga tre italianë, në Romë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tor Vergata, në kryeqytetin italian.
Sipas mediave italiane, autorë të sulmit kanë qenë tre shtetas italianë 58, 31 e 23 vjeç, të cilët kanë qëlluar me armë zjarri nga një makinë në lëvizje ndaj katër shqiptarëve, në afërsi të një lokali në rrugën Musomelil.
Shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, janë futur brenda lokalit, duke i shpëtuar breshërisë së plumbave.
Policia italiane ka vënë në pranga autorët e sulmit, të cilët akuzohen për tentativë vrasje, ndërsa po punohet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.
(er.nu/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com