Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Rinia", jashtë një lokali.
Autorët që udhëtonin me një automjet tip BMW kanë qëlluar disa herë ndaj 38 vjeçarit Qani Alibeaj me banim në Peqin.
Më pas ata janë larguar me shpejtësi në drejtim të qendrës së qytetit.
I plagosuri është dërguar menjëherë drejt spitalit kirurgjik të Elbasanit, ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.
Sipas mjekëve, Alibeaj ka marrë një plumb në kofshë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje shkuan forcat e policisë të cilat rrethuan zonën përreth.
Në cilësinë e provës materiale janë gjendur disa gëzhoja fishekësh. Policia ka ngritur postblloqe në akset kryesore të qytetit me synimin për të identifikuar dhe kapur autorin.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje. Sipas dëshmitarëve të pranishëm në vendngjarje, autorët nuk kanë zbritur nga makina, por kanë qëlluar nga brenda saj në drejtim të 38 vjeçarit dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

(Foto nga vendngjarja)
Lajmi në përditësim...
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO