Shpërthim eksplozivi në televizionin grek 'Skai', sulmi dyshohet nga organizatat ekstremiste (VIDEO)

Stacioni televiziv privat grek “Skai” në Athinë, ka rënë pre mbrëmjen e djeshme e një shpërthimi eksplozivi. Mediat fqinje raportojnë se shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale dhe paraprakisht dyshohet se pas saj fshihen organizata të ekstremit të majtë dhe anarkistëve.

Përpara se të ndodhte shpërthimi, një person i panjohur ka telefonuar në një tjetër stacion televiziv në orën 01:45 dhe ka paralajmëruar për sulmin në fjalë duke përsëritur tri herë: kjo nuk është farsë. 

Burimet e policisë thonë se ngjarja ka ndodhur në orën 02:35 dhe se dyshohet se autorët i janë afruar stacionit televiziv me motor. Bomba është vendosur jashtë ndërtesës së stacionit televiziv, konkretisht në trotuar përballë hyrjes së objektit, rreth shtatë metra larg.

Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm saqë ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në pjesën e përparme të ndërtesës si dhe në banesat e makinat që ndodheshin pranë godinës. Forcat policore kanë mbërritur në vendngjarje, e kjo e fundit mësohet se është rrethuar me perimetër sigurie. “Ata donin të rrafshonin ndërtesën”, është shprehur policia rreth sulmit në fjalë.

Duke folur për 'Skai' nga vendi i ngjarjes, ministrja greke për Mbrojtjen e Qytetarëve, Olga Gerovassili u shpreh se sulmi ka shënjestruar demokracinë. "Megjithatë, demokracia është e mbrojtur dhe natyrisht nuk është e kërcënuar," ka thënë më tej ajo.

“Skai” është një nga stacionet televizive më të mëdha të Greqisë dhe pjesë e një grupi medial që përfshin edhe një stacion radioje; është e lidhur me gazetën kryesore greke “Kathimerini”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja