PAKISTAN- Ish-kryeministri i Pakistanit, Imrah Khan, është plagosur, pasi është qëlluar me armë zjarri gjatë një proteste që është zhvilluar në vend, transmeton BBC.
Sipas raportimeve te deritanishme, një person i armatosur ka qëlluar mbi makinën në të cilën ishte duke hipur ish-kryeministri.

Në momentin e atentatit autori ka hedhur fishekzjarrë për të mbuluar të shtënat. Nga atentati kanë mbetur të plagosur katër persona, ndërsa ish-kryeministri ka marrë lëndime në këmbë.
70 vjeçari po drejtonte marshimin në kryeqytetin Islamabad për të kërkuar zgjedhje të parakohshme.
“Kjo ishte një përpjekje për ta vrarë atë, për ta vrarë”. Autori i dyshuar mësohet se është arrestuar, sipas Geo TV të Pakistanit.
Muajin e kaluar, komisioni zgjedhor i Pakistanit e skualifikoi Khan nga mbajtja e posteve publike gjë që ai e konsideruar të motivuar politikisht. Ai ishte akuzuar se kishte deklaruar gabimisht detajet e dhuratave nga personalitete të huaja dhe të ardhurave nga shitja e tyre e supozuar. Dhuratat përfshinin ora Rolex, një unazë dhe mansheta.

