SHKODËR-Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në qytetin e Shkodrës ndërsa ka mbetur e plagosur 49-vjeçarja Flutura Mucaj Shpori.
 
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Rus rreth orës 12:30 të së shtunes ndërsa dy persona pasi janë afruar pranë dyqanit ku 49-vjeçarja ishte pronare kanë qëlluar me 3 plumba në drejtim të saj.
 
Autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes me një motorçikletë ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie.
 
49 -vjeçarja është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit rajonal ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
 
Ndërkohë efektivët e policisë kanë marrë dëshmitë e personave të tjerë që kanë qënë në ato momente pranë vendit të ngjarjes.
 
Sipas këtyre të fundit, autorët janë afruar me motorçikletë ndërsa njëri prej tyre ka qëndruar në rrugë ndërsa tjetri me skafandër në kokë kur është afruar pranë hyrjes së dyqanit ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në trup 3 herë me pistoletë.
 
Autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes me motorçikletë. Me të mbërritur në vendngjarje  policia ka ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe vendosjen para përgjegjësisë penale.
 
E plagosura, Mucaj është motra e viktimes Suela Sula e cila u vra nga bashkëshorti i saj Sadetin Sula në prill të 2016-ës.
 
Dyshohet se plagosja e 49- vjeçares të ketë lidhje me këtë krim pasi mund të jetë porositur nga Sadetin Sula i cili po vuan dënimin në burgun e Shën Kollit.

shkoder me logo

vrasje shkoder
  (Foto nga vendi i ngjarjes)

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com