Atentat në Shkodër, vritet
47 vjeçari, dyshohet hakmarrje

Atentat në Shkodër, vritet<br />47 vjeçari, dyshohet hakmarrje
SHKODER - Një 47 vjeçar është ekzekutuar me kallashnikov në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen "Kiras" të Shkodrës.

Viktima është nga Dukagjini, Cesk Leka, baba i 7 fëmijëve. Vrasja ndodhi rreth orës 02:45 minuta të mëngjesit të sotëm (3 shtator) teksa viktima kthehej për në shtëpi, rreth 100 metra larg shtëpisë së tij.

Viktima Çesk Nike Leka, dyshohet se është vrarë nga 2 persona, pasi i kishin bërë pritë pranë ish- zooteknikës në lagjen "Kiras"

FAMILJARET E GJETEN TE VRARE
Kanë qënë familjarët ata, të cilët kanë dëgjuar krismat dhe pasi kanë dalë menjëherë kanë gjetur të pajetë trupin e 47 vjecarit Leka, I cili punonte si punëtorë ndërtimi. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forca të shumta të policisë të cilët kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë. Ekzekutimi ka ndodhur pranë banesës pasi autorët kanë shfrytëzuar edhe errësirën si dhe moslëvizjen e njerëzve në këtë aks. 

47- vjeçari ka marrë disa plagë në gjymtyrë dhe në trup, të cilëve nuk ka mundur tu mbijetonte.  Dyshohet se fillimisht autorët e kanë qëlluar dhe kur e kanë parë në tokë, i janë afruar sërish duke e qëlluar dhe disa herë të tjera për të siguruar vdekjen e tij.

KUSH ISHTE VIKTIMA
Leka, ishte nga Fshati Lekaj, Komuna Shalë, ndërsa banonte në Lagjen “Guerrile” të qytetit Shkodër prej disa vitesh. Bashkëshortja e të ndjerit jashtë kamerave të  tv A1 Report ka deklaruar se asnjë përson i familjes së tyre nuk ka patur konflikte apo probleme qofshin këto të trashëguara apo të fundit.

NISIN HETIMET
Ndërkohë policia ka ngritur disa pika kontrolli dhe janë shoqëruar rreth 12 persona me të cilët po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje. Përsonat e shoqëruar janë përsonat e fundit me të cilët 47 vjecari ka takuar apo biseduar përpara se krimi të kryhej. Dyshohet se vrasja ka ndodhur për hakmarrje.


cesk leka vrasja ne shkoder
(Ne foto shenjat e plumbave ne vendin ku u gjet i vrarë Cesk Leka)

cesk leka
(Ne foto: Viktima Cesk Leka dhe vendi ku është qëlliar)

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Propaganda e Kremlinit me “luftrat e Perëndimit”: NATO sulm Rusisë përmes Shqipërisë dhe Kosovës

Propaganda e Kremlinit me “luftrat e Perëndimit”: NATO sulm Rusisë përmes Shqipërisë dhe Kosovës