SHKODER- Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 në vedin e quajtur “Ura Dervishbeg”. (Majtas, foto viktima 51-vjeçar)

Palok Lazri, 51 vjeç, është qëlluar me armë zjarrë tip pistoletë, me silencator, në një lokal pranë “Urës Dervishbeg”.

Sipas policisë, 51-vjeçari Lazri është qëlluar nga afër me tre plumba nga një person ende i paidentifikuar, i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Lazri është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

viktima palok lazri
(Në foto: Viktima Palok Lazri)

51-vjeçari rezulton i papunë, dhe dyshohet se ka pasur borxhe, çka mendohet se mund të jetë një nga pistat e hetimit.

Policia e Shkodrës në vendngjarje, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)