TIRANE-Një person ka humbur jetën dhe shoku i tij është plagosur nga një atentat pasditen e sotme në kryeqytet në rrugën “Shefqet Musaraj”  në zonën e ish-parkut të Autobusëve. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:50. Viktima Emiljano Boçi 32 vjeç me precedent penal, njihej edhe me emrin Roland Boçi, ndërsa i plagosur ka mbetur Melvin Disha 27-vjeç.

Sipas burimeve të Report Tv, Boçi dhe shoku i tij pasi kishin konsumuar një darkë së bashku ishin rikthyer në lagje te zona e ish-parkut të Autobusëve në Tiranë, por janë zënë në pritë dhe janë qëlluar disa herë me armë zjarri brenda në makinë, e cila dyshohet silenciator, pasi nuk janë dëgjuar të shtënat.

emiljano boci

VIktima Emiljano Boçi 

Autori ka qëlluar disa herë në drejtim të dy shokëve, ndërsa objektiv mësohet se ka qenë Emiljano Boçi, i cili është dërguar me shpejtësi në spital, por ka ndërruar jetë. Melvin Disha ka marrë një plumb në shpatull, ndërsa raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Emiljano Boçi bashkë me të dashurën e tij dhe shokun Melvi Disha sapo kishin dalë nga një restorantë te Policia Bashkiake. më pas ata të 3 janë kanë shkuar te makina Range-Rovër, ku një person është afruar dhe ka qëlluar 5 herë nga pas, në drejtim të Emiljano Boçit i cili ishte në vendin e shoferit. në momentin e të shtënave plumbi ka kapur edhe shokun e tij Melvi Disha, i cili është jashtë rrezikut për jetën. E dashura e Emiljano Boçit nuk është prekur nga plumbat dhe më pas ka qënë ajo që ka çuar Boçin dhe Melvi Dishën në spital.

Momenti kur është qëlluar në drejtim të makinës Range-Rovër, në zonë nuk ka patur kamera sigurie. Personi që ka qëlluar me silenciator dyshohet se është ndihmuar nga dikush tjetër për tu larguar nga vendi i ngjarjes.Viktima dhe i plagosuri kishin pak ditë që ishin rikthyer nga Gjermania. Dëshmia e shokut të viktimës, Melvin Disha pritet që të jetë kyçe në zbardhjen e ngjarjes nëse ka arritur që të identifikojë personin që e qëlloi me armë. 

Emiljano Boçi ka qenë një person i njohur për policinë e kryeqytetit. Në 2010 në Selitë, Boçi dhe shoku i tij Roland Hoxha u përplasën me armë zjarri me Astrit Malajn dhe Artur Treskën. Nga përplasja Treska dhe Boçi mbetën të plagos, ndërsa ky i fundit u dënua për tentativë vrasje dhe para dy vitesh doli nga burgu. 

malvin Boç
(I plagosuri Melvin Disha)

Policia ka nisur hetimet në konfliktet e vjetra të Boçit për të shkuar në gjurmët e autorëve, ndërsa janë shoqëruar disa persona deri tani. Blutë kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë për të identifikuar dhe arrestuar autorin e ngjarjes. Në vendngjarje ka shkuar edhe drejtori i Policisë së Tiranës Ardi Veliu, ndërsa policia ka ngritur disa postblloqe për kapjen e autorëve.
 

[gallery]25340[/gallery]

d.b/shqiptarja.com