KOLUMBI- Presidentit të Kolumbisë, Ivan Duque i është bërë atentat teksa ai ishte duke fluturuar me një helikopter.

Helikopteri me të cilin ai po udhëtonte u përfshi nga një breshëri plumbash. Ky lajm është konfirmuar edhe nga vetë nga vetë presidenti i cili tha se helikopteri ishte objektivi i një sulmi.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, presidenti shoqëroheJ nga ministri i Mbrotjes, Diego Molano dhe ministri i Brendshëm, Daniel Palacio.

Helikopteri është prekur nga 6 plumba, ndërsa asnjë nga zyrtarët e lartë nuk ka pësuar dëmtime.

Ministri i Mbrojtjes, Diego Molano ka deklaruar se do të njekin me vendosmëri personat që kërkojnë të destablizojnë vendin.