Një atentat me lëndë shpërthyese i është bërë një të riu, nga fshati Shtëpëz i Gjirokastrës. 27-vjeçari Vitjon Lluka është në gjendje të rëndë shëndetësore. Mesditën e sotme ai ishte duke nxjerrë jashtë bagëtinë për t’i kullotur.
Lënda shpërthyese ka dëmtuar në masë të madhe trupin e 27-vjeçarit po kryesisht në fytyrë.
Burimet nga grupi hetimor në vendngjarje, bëjnë të ditur se Vitjon Lluka ka vështruar një objkct të çuditshëm të mbështjellë me letër dhe është ulur për ta hapur kur menjëherë ka shpërthyer.
Rrjedhimisht Lluka ka ngelur pa ndjenja dhe është sjellë me urgjencë për në Spitalin e Gjirokastrës nga familjarët e tij. Ndërhyrja kirurgjikale ka qenë e menjëhershme aq sa mund të ndërhyhej pasi dëmtimi ishte shumë i madh në pjesën frontale të truput kryesisht në fytyrë. Për rrjedhojë fytyra e Vitjon Llukës është deformuar në një masë shumë të madhe aq sa ka spostuar edhe pjesën e poshtme të nofullës.
Duke parë se gjendja e tij ishte tejet kritike, në Gjirokastër para pak ka mbërritur edhe helikopteri nga ku e ka transportuar për mjekim më të specializuar drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet.
Mendohet se kjo ngjarje vjen si hakmarrje e një vrasjeje që ka ndodhur më 23 mars të 2016 në Kthesën e fshatit “Andon Poci” ku autor ka qenë Enrik Lluka vëllai i Vitjon Llukës të plagosur rëndë ditën e sotme.
Enrik Lluka në 23 mars 2016, ka qëlluar me armë zjarri ndaj kushëririt të dytë Dorian Llukës i cili ngeli i pajetë dhe Birbil Llukës që ngeli i lënduar si pasojë e dy plumbave. Enreik Lluka nuk është arrestuar ende nga policia