Masakra e 27 Majit në Tiranë ku mbetën të vdekur Besnik Sulku, Mentor Lufi dhe Gerti Goxhaj e ka zanafillën e saj në qytetin e Roterdamit në Holandë aty ku prej vitesh shqiptarët përplasen mes tyre për kontrollit e territorit për trafikun e Drogës dhe Prostitucionit.

A1report ka siguruar dosjen e vrasjes së Ilir Sulkut në Riderkerk, qytezë e cila ndodhet 23 minuta larg Roterdamit aty ku Sulku ka qenë përgjatë pasdites së 6 Prillit dhe teksa kthehej në Riderkerk u ekzekutua.

Në këtë dosje të përgatitur nga hetuesit holandez, Sulku rezulton të ketë shkuar në Holandë ilegalisht në vitin 2010 e për 5 vite të qëndronte në Roterdam e Riderkerk në këto dy qytetet në banesa me qira.

Për vrasjen e Sulkut kanë marrë pjesë dy persona të cilët pasi kanë survejuar lëvizjet e 33-vjeçarit kanë vendosur ta ekzekutojnë në parkingun e pallatit ku shqiptari jetonte me të dashurën e tij të cilën pak çaste para vrasjes e njoftonte në ‘What’s up’ se nuk vonohej dhe po mbërrinte në shtëpi.