Atentatet në Janar, gazetari në Frontline: Vrasja e 56 vjeçarit tek ‘Pallati me Shigjeta’ afër zbardhjes! Policia ka dyshime se Kristian Marku u nxor në pritë

Teksa jemi ende në mes të muajit janar, vendi është tronditur nga disa atentate. I fundit ka qenë ai ndaj Kristian Markut, i cili u ekzekutua në aksin Fier-Vlorë pasditen e 14 janarit 2025. Më 12 janar atentat iu bë edhe 56 vjeçarit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', i cili u qëllua për vdekje në automjetin e tij, nga një person me motor, teksa po futej në shtëpi.

Lidhur me këto atentate gazetari Julian Kasapi, ka dhënë më shumë detaje, teksa ishte i ftuar në një lidhje skype mbrëmjen e sotme në ‘Frontline’ në Report Tv me Marsela Karapanço.

Ai tha se për atentatin tek ‘Pallati me Shigjeta’ policia është duke hetuar në disa pista dhe është drejt zbardhjes. Lidhur me atentatin ndaj Kristian Markut, gazetari tha se ku i fundit është më i vështirë për t'u zbardhur.

‘Për rastin e Bujar Nasufit, i cili u qëllua nga një person me motor policia ka thënë se kemi të bëjmë me konflikte pronësie, por mendoj se shumë shpejt policia do të arrijë që të bëjë diçka. Është fokusuar edhe tek pista të tjera hetimi. Por presim që policia ta zyrtarizoi këtë. Sa i përket rastit të Kristian Markut aty mendoj se është më e vështirë sepse ka të bëjë me një përplasje mes fiseve. Policia dyshon se Kristian Bardhi është nxjerr në pritë. Polica ka celularin e tij tashmë. Ai ishte në kërkim dhe si ka mundësi që nuk ishte ndaluar asnjëherë nga policia. Rasti i Bujar Nasufit, është një rast ku kamerat kanë kapur disa lëvizje të autorit dhe djegies së motorit, kurse në Vlorë s’ka kamera sigurie, edhe djegia e mjetit u bë në një zonë ku nuk ka kamera. Lloji i motorit mund të ndiqet nga ka ardhur, por do të shohim në vijim se nga ajo që di unë policia është shuëm afër zbardhjes', tha ai.

Lidhur me autorët e atentateve, Kasapi tha se ata e zgjedhin mirë vendin ku bëjnë atentatin dhe zgjidhen vende ku s’ka kamera.

‘Kemi persona të dyshuar që janë përfshirë në ngjarje të rënda dhe sot e kësaj dite janë në kërkim. Në Shqipëri ku të gjitha ngjarjet nuk kapen nga kamerat janë mirë të studiuara. Në autostrada ka dron policia që vë gjoba, por s’ka dron që të pikasen ata persona që kryejnë vrasje. Policia duhet të bëjë të mundur zbardhjen e tyre’, tha ai.  

Sipas tij, autorët po përdorin të njëjtat skema, pas vrasjes së shënjestrës ata largohen nga vendi i ngjarjes pa u kapur nga policia dhe djegin mjetin.

Ai tha se numri i vrasjeve është më i madh në janar, pasi në këtë muaj kemi edhe kthimin e emigrantëve në Shqipëri.

‘Larja e hesapeve ndodh në janar, ku pjesa më e madhe që kanë konflikt me ligjin dhe me persona të tjerë kthen në Shqipëri. Po ashtu, edhe në verë ku shumica e emigrantëve vijnë për pushime. Ka raste pasi ndodh një krim autorët largohen të pa bezdisur dhe djegin automjetin e tyre dhe policia gjen automjetet e djegura dhe armë pa gjurmë gishtash’, tha ai.

Gazetari tregoi edhe se sa paguhet në Shqipëri një person për të bërë një vrasje.

‘Në biseda kemi parë që një ish-avokat si Bengasi paguante deri në 30 deri në 40 mijë euro për të prerë duart dhe këmbët gruas së tij,  imagjino sa shkojë vrasjet ku shkohet deri në 1 milionë euro për të vrarë një person', tha ai.

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë