Burime Policore thanë për Report TV se 64-vjeçari nëpërmjet biznesit të tij kishte disa mijëra euro borxhe, tek persona të ndryshëm. Ai u kishte marrë disa biznesmenëve shuma të konsiderueshme parash për të kryer investime dhe këto sasi lekësh nuk jua ka kthyer më.
3 prej këtyre personave që u ishte borxhli biznesmeni janë shoqëruar nga Policia e Tiranës për t’u marrë në pyetje.

Gjithashtu, janë marrë në pyetje edhe banorë të zonës, të cilët kanë thënë se nuk ka dëgjuar të shtënat.
"Memli nuk ishte problematik. Ishte njeri i mirë. Për herë të fundit e pashë dje Memli Begallën, po rregullonte makinën poshtë ballkonit tim. Ishte prind i dy djemve dhe familjarë i rregullt. Nuk dëgjova krisma kur ndodhi ngjarja. Vrasjen e mësova kur erdhi policia dhe rrethoi oborrin. Nuk dëgjova as për ndonjë zënkë në oborr", ka deklaruar fqinji i Begallës.
Si ndodhi ngjarja
Sipas Policisë, autori ka përdorur një pistoletë të llojit TT me silenciator, çka ka bërë që banorët të mos dëgjonin zhurma. Autori e ka ruajtur biznesmenin dhe e ka qëlluar në kokë nga një distancë më afër se 1 metër, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Memli Begalla, i cili më parë ka pasur edhe emrin Aferim Begalla sapo kishte zbritur nga kati i tretë i pallatit ku jetonte dhe po shkonte drejt makinës së tij, që shohim në këtë foto. Dyshohet se kanë qenë dy persona që kryen atentatin, ku fillimisht kanë ecur në këmbë dhe më pas mendohet se kanë përdorur një makinë.
Njëri prej atentatorëve e ka pritur Memli Begallën te ky shesh, që nuk ka ndriçim, ndërsa personi tjetër dyshohet se ka qëndruar pak metra më tutje. Dy kamera sigurie kanë filmuar momentin kur janë larguar autorët. Nga të dhënat e Policisë, personi që kreu vrasjen është i veshur me një xhup, në kokë mban kapele, ndërkohë që në duar ka edhe dorashka.
(Biznesmeni i ekzekutuar natën e kaluar, Memli Begalla)
(Me rreth të kuq vendi ku u qëllua Memli Begalla dhe makina e tij)
Vendi ku ndodhi vrasja në ish-Bllok
Vendi ku ndodhi vrasja në ish-Bllok
Pallati ku banonte viktima dhe makina e tij
Report TV ka zbardhur edhe vendimin e Gjykatës së Tiranës ku Memlli Begalla është dënuar për një borxh prej rreth 54 mijë euro. Gjithashtu, Begalla është dënuar në vitin 1998 për shkak se i janë gjetur rreth 50 mijë dollar false.
Begalla ishte administrator i kompanisë LAB-AB, e cila merrej me import-eksport, ndërtim dhe turizëm. Më parë ai ka pasur biznes gomash në aksin Tiranë-Durrës. Në vitin 2009 Memli Begalla është arrestuar në Itali bashkë me djalin e tij, pasi kishte rrëmbyer vajzën e tij në Zvicër dhe po e kthente në Shqipëri, pasi nuk ishte dakord me martesën e saj me një kosovar.
d.c./shqiptarja.com

VIDEO








