Konflikti për votat është bërë shkak për ngjarjen e ndodhur pasditen e së mërkurës në Kurbin, ku u qëllua me armë makina e ish-deputetit të Partisë Socialiste Armando Prenga. Në këtë konkluzion ka dalë policia pas veprimeve hetimore të kryera dhe pyetjes së personave që kishin dijeni rreth ngjarjes.

Sipas burimeve vëllai i ish-deputetit është përplasur fizikisht me babain e autorit të dyshuar të ngjarjes, i cili ishte vezhgues i koalicionit opozitar Bashkë Fitojmë. Gjithçka ndodhi pas kontestimit të dy votave në një kuti votimi, ndërsa për normalizimin e situatës, ditën e hënë u desh ndërhyrja e policisë.

Këta të fundit kryen të gjitha veprimet në lidhje me rastin dhe materialet hetimore u referuan në prokurori me një person të proceduar penalisht, i cili rezulton të jetë vëllai i ish-deputetit socialist, ndërsa rezulton se ky i fundit nuk ka qenë në ambientet e KZAZ në momentin e konfliktit verbal. Por kjo situatë duket se nuk është pritur mirë nga djali i vëzhguesit të opozitës Fatbardh Ismaili.

Dy ditë më vonë 29-vjeçari ka tentuar të marrë hak, duke qëlluar në drejtim të automjetit të ish-deputetit Armando Prenga i cili po lëvizte i vetëm në aksin rrugor Laç-Mamaurras. Autori qëlloi plot tre herë ndaj, tij por fatmirësisht asnjëri nga plumbat nuk e prekur 49-vjeçarin i cili njoftoi menjëherë policinë për atë çfarë i kishte ndodhur.

Blutë u vunë menjëherë në lëvizje, por pa arritur të lokalizojnë dhe prangosin e autorin e kësaj ngjarje i cili u largua me një automjet tip Benz. Për kapjen e tij që prej ditës se mërkure janë angazhuar dhjetëra forca policore, por pa mundur ende që ta lokalizojnë. 29-vjeçari Fatbardh Ismaili do të përballet me akuzat Kanosja me armë dhe mbajtja pa lejeve e armeve të zjarrit.

Për ngjarjen ka folur edhe Islam Ismaili, babai i autorit të dyshuar të atentatit. Ai tha se nuk kishte dijeni nëse ishte djali i tij ai që e ka kryer atentatin ndërsa shtoi se nuk kishte dijeni mbi vendndodhjen e këtij të fundit. Vëzhguesi i BF, pretendoi se është dhunuar në KZAZ nga Arben Prenga, vëllai i ish deputetit, Armando Prenga. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:54
Atentati ndaj Armando Prengës në Kurbin, babai i autorit të dyshuar: Vëllai i ish deputetit më ka dhunuar gjatë numërimit të votave në KZAZ

 1684420512_finalprojekt.01005814.Still038.jpg

Detaje të reja jane zbardhur në lidhje me atentatin me armë ndaj ish deputetit të PS Armando Prenga, pasditen e së mërkurës në Fushë-Kuqe të Kurbinit. Në lidhje me rastin është marrë në pyetje Islam Ismaili, babai i autorit të dyshuar Fatbardh Ismaili.

Në deklarimet e tij në polici, Islam Ismaili ka deklaruar se është dhunuar nga vëllai i ish deputetit socialist, Armando Prenga gjatë numerimit të votave në KZAZ -në 15 në Kurbin, por nuk ka dijeni se nëse djali i tij ëhstë autor i atentatit duke shtuar se nuk ka asnjë informacion mbi vendndodhjen e tij. Gjithashtu në pyetje, policia mori dhe Arben Prengën, i cili pranoi konfliktin me babain e autorit të krimit, por shtoi se nuk kishte asnjë dijeni se çfarë kishte ndodhur në aksin të Fushë-Kuqes, ku Armando Prenga u qëllua me armë.