Atentati i dështuar në Berat/ Arrestohet 46-vjeçari që fshehu makinën e 2 vëllezërve autorë, tentoi të arratisej nga Shqipëria

Atentati i dështuar në Berat/ Arrestohet 46-vjeçari që fshehu makinën e 2 vëllezërve autorë, tentoi të arratisej nga Shqipëria

Arma dhe makina e 46- vjeçarit

Berat- Policia ka arrestuar 46 vjeçarin Erjol Dylmishi i cili, fshehu automjetin e autorëve, Fatjon dhe Marko Maloku të cilët qëlluan me breshëri kallashi ndaj dy personave Antonio Merkaj dhe Apostol Dhëmbi, në Berat më 2 janar.

Sipas policisë, 46 vjeçari është arrestuar në Kakavijë, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria, ndërsa është gjetur në Durrës edhe automjeti tip “Ford” që përdorën autorët për të bërë atentatin dhe që më pas ishte fshehur nga Erjol Dylmishi

Gjithashtu, policia ka gjetur në banesat 2 vëllezërve autorë, armën e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se u qëllua ndaj dy shokëve, si dhe disa fishekë të saj.

Policia vijon kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e të shpallurve në kërkim Fajton Maloku dhe Marko Maloku, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të tjera të kësaj ngjarjeje. 

‘Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe procedurale, të kryera në drejtimin e prokurorit, menjëherë pas kësaj ngjarjeje, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Berat, në bashkëpunim me shërbimet e PKK Kakavije, vunë në pranga shtetasin Erjol Dylmishi, 46 vjeç, banues në Berat, për veprën penale "Përkrahja e autorit të krimit". Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas ka fshehur automjetin tip “Ford” nga i cili dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri, vëllezërit Fajton Maloku dhe Marko Maloku, në drejtim të shtetasve Antonio Merkaj dhe Apostol Dhëmbi, të cilët lëviznin me këmbë, në lagjen “Donika Kastrioti’, njoftoi policia.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja ndodhi më 2 janar në lagjen "Donika Kastrioti", ku dy shokët  Antonio Merkaj dhe Apostol Dhëmbi i shpëtuan atentatit, teksa u qëlluan nga vëllezërit Fajton Maloku dhe Marko Maloku me breshëri automatiku “Kallashnikov”, nga një automjet tip “Ford” me ngjyrë të zezë, teksa ishin në afërsi të karburantit “Merko" në Berat. 

Antonio Merkaj dhe Apostol Dhëmbi kanë ikur me vrap nga karburanti në drejtim të spitalit, ndërkohë që makina i ka ndjekur nga pas, sipas rrëfimit të tyre, duke vijuar t’i qëllonte. Teksa shënjestrat u fshehën, atentatorët u larguan me mjetin e tyre. Konflikti mes dy grupeve mësohet se ka nisur në Greqi, për prishje të pazareve të drogës. 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Makina del nga rruga në aksin Peshkëpi-Vlorë, plagosen shoferi kinez dhe pasagjerja 61-vjeçare

Makina del nga rruga në aksin Peshkëpi-Vlorë, plagosen shoferi kinez dhe pasagjerja 61-vjeçare