Berat-Pak ditë pas atentatit të ndodhur në Berat ndaj 2 shokëve, Antonio Merkajt e Apostol Dhëmbit, policia e Beratit ka vënë në pranga Ani Hoxhën, i cili është bashkëpunotor i dy vëllezërve autorë, Fatjon dhe Marko Maloku.
Ngjarja ndodhi më 2 janar në lagjen "Donika Kastrioti", ku dy shokët Antonio Merkaj dhe Apostol Dhëmbi i shpëtuan atentatit, teksa u qëlluan nga vëllezërit Fajton Maloku dhe Marko Maloku me breshëri automatiku “Kallashnikov”, nga një automjet tip “Ford” me ngjyrë të zezë, teksa ishin në afërsi të karburantit “Merko" në Berat.
Dy shokët Merkaj dhe Dhëmbi kanë ikur me vrap nga karburanti në drejtim të spitalit, ndërkohë që makina i ka ndjekur nga pas, sipas rrëfimit të tyre, duke vijuar t’i qëllonte.
Teksa shënjestrat u fshehën, atentatorët u larguan me mjetin e tyre. Konflikti mes dy grupeve mësohet se ka nisur në Greqi, për prishje të pazareve të drogës.
Ndërkohë, ditën e djeshme, (6 janar) Policia ka arrestuar edhe 46 vjeçarin Erjol Dylmishi i cili, fshehu automjetin e vëllezërve autorë.
46 vjeçari u arrestua në Kakavijë, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria, ndërsa është gjetur në Durrës edhe automjeti tip “Ford” që përdorën autorët për të bërë atentatin dhe që më pas ishte fshehur nga Dylmishi.
Gjithashtu, policia gjeti në banesat 2 vëllezërve autorë, armën e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se u qëllua ndaj dy shokëve, si dhe disa fishekë të saj.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
66.4%
-
Jo
27.5%
-
Nuk e di
6%
Vota total: 977
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berat/ Përplasi këmbësoren dhe u largua, nis hetimi për 60-vjeçarin
26 Mars, 11:07
-
Aksident në aksin Berat-Duhanas, mjeti del nga rruga, shpëton shoferi, nxirret me ndihmën e forcave zjarrfikëse
25 Mars, 20:39
-
Në kërkim administratori i bizneseve të Allajbeut, plagos me thikë të moshuarin në Berat! Fetiu administron ‘AnaMark’, aksionet zotërohen nga ‘Tregu Agro-Ushqimor’
25 Mars, 12:18
-
Berat/ Plagoset me thikë klienti i moshuar në një lokal, autori arratiset! I dëmtuari dërgohet në spital, dëshmitarët: Kërkoi një person dhe shau klientët (EMRAT)
24 Mars, 20:39
-
Aksident tragjik në aksin Berat-Dimal, humb jetën 33-vjeçari (VIDEO)
23 Mars, 08:56
-
Dekreti i Putinit, detyrim për pasaportë ruse për banorët e territoreve të pushtuara nga Moska
22 Mars, 15:51
-
Aktivitetet kulturore/ Koncerti 'Pranvera filloi me ardh' në Berat, 'Trio Italiano di Ance' në teatrin e Gjirokastrës
22 Mars, 11:21
-
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
21 Mars, 23:05
-
Aksident në Berat, goditet 37-vjeçarja, autori largohet nga vendngjarja
21 Mars, 20:51
-
Rama nga Berati mesazh kryebashkiakëve: Punoni për PS, pa ndërhyrë në garën mes kandidatëve! Dumani meriton respekt, bufi thotë do ‘kullufis’ SPAK! Listat i ktheu në ‘bunker’
18 Mars, 16:41
-
Kryeministri Rama inspekton investimin në Goricë dhe rrugën Berat-Ballaban! Pedonale, mbrojtje nga lumi Osum, unazë rreth kalasë e lidhje e lagjeve muze! Do zhvillojë turizmin
18 Mars, 15:06
-
Kryeministri Rama dhe ministri Vengu inspektojnë Bazën Ajrore të Kuçovës! Po kthehet në aset strategjik të NATO, dronë dhe teknologji ushtarake e fjalës së fundit (VIDEO)
18 Mars, 14:27