Shmanget atentati në Elbasan, zbulohet BMW me 3 kallashnikovë e 2 bidonë benzine brenda dhe një pistoletë pranë një koshi plehrash! Makina afër shtëpisë së Erion Alibej (VIDEO)

ELBASAN- Një atentat mafioz është mundur të parandalohet ditën e sotme në qytetin e Elbasanit nga policia e këtij qyteti, e cila njofton se falë inteligjencës informative është bërë e mundur shmangia e ngjarjes së rëndë kriminale. Burime për Report Tv bënë fillimisht me dije se është lokalizuar më parë një mjet tip Foristradë, e cila ka qenë e parkuar në zonën e quajtur ish-Konservimi, pranë stadiumit ‘Elbasan Arena’. Po te njëjtat burime me thonë se dhjetëra forca policie kanë rrethuar makinën në bordin e të cilës janë sekuestruar 3 armë të llojit kallashnikov, dhjetëra fisheke, si dhe 2 shishe me lëndë ndjekëse, gati për atentat. Makina ishte fshehur në një magazine të braktisur, afër shtëpisë së Erion Alibej, një person shumë i njohur i institucioneve ligjzbatuese. 

Por një dyshim tjetër është se duke qenë se mjeti ka qëndruar për një kohë shumë pranë shtëpisë së Erjon Alibej, ai mund të përdorej nga grupi i Erjon Alibej, për të goditur kundërshtarët e tij, mes tyre dhe Elton Kilën.

“Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan kanë marrë informacion se në orët e vona të natës së mbrëmshme mund të ndodhte një ngjarje e rëndë kriminale. Bazuar në këtë informacion, Policia ka shtuar prezencën në terren, ka ngritur pika kontrolli dhe ka ushtruar kontrolle intensive në disa objekte të cilat dyshohet se shërbenin për fshehjen e sendeve dhe mjeteve me të cilat mund të kryheshin veprimtari kriminale. Shërbimet e Policisë morën informacion se si pasojë e presionit të Policisë në terren, shtetasit që do të kryenin ngjarjen kriminale  dyshohet se kishin fshehur automjetin që do të përdorej për kryerjen e krimit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Uniformat blu bëjnë me dij4e se në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan është gjetur një automjet tip “BMW X6”, brenda të cilit u gjetën 3 armë zjarri kallashnikov dhe 2 bidona me lëndë djegëse (benzinë).  Ndërkohë që pak më tutje, në vijim të kontrolleve, në afërsi të një koshi mbeturinash, është gjetur dhe  një çantë, brenda së cilës kishte një armë zjarri pistoletë.

“Në vendngjarje ndodhet një grup i posaçëm hetimor dhe ekspertë të Institutit të Policisë Shkencore, të cilët në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijojnë punën për të bërë të mundur fiksimin e provave në vendngjarje, hapjen dhe kontrollin e automjetit. Në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan janë shoqëruar disa shtetas, dhe nën drejtimin e  Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen e këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, bën me dije policia.

Në zonën ku është gjetur automjeti është banesa e Erion Alibej, i arrestuar tashmë nga policia. Nuk dihen as personat dhe as shënjestra, ndërsa grupi hetimor ka sekuestruar disa kamera ne zone për te zbardhur ngjarjen. Erjon Alibej i akuzuar për disa krime, ka dhënë deklarime për një seri ngjarjesh kriminale duke shprehur se do të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë. SPAK nuk i ka dhënë ende statusin e të penduarit pasi po verifikon vërtetësinë e thënieve.

Një tjetër pistë hetimi për ngjarjen e rëndë kriminale të parandaluar sot në Elbasan nga policia mund të jetë edhe vrasje për hakmarrje, e lidhur me vëllezërit Spahiu, njëri prej të cilëve kunat me Erjon Alibejn. Burime për Report Tv bëjnë me dije se në zonën ku është gjetur makina BMW X6 me 3 kallashnikovë brenda ka shtëpinë edhe Arben Spahiu, vëllai i Ardit Spahiut i vrarë në Belgjikë dhe Rigers Spahiut, i kapur në tetor 2022 me një arsenal armësh në Elbasan. Armët e kapura dyshoheshin se do të përdoreshin për vrasje.  Arben Spahiu jeton me gruan në të njëjtin pallat ku jeton edhe nëna, motra dhe gruaja e Erjon Alibejt. Arben Spahiu është i martuar me motrën e Erjon Alibejn.

Deri tani hetuesët nuk kanë siguruar akoma prova bindëse, nëse dy familjet në miqësi, Alibejt dhe Spahitë ishin shënjestra të atentatit, apo makina me armë do ti zinte pritë dikujt tjetër. Ndërkohë që pronësia e makinës është ende pa emër. 

Prej shkurtit të vitit të kaluar Erion Alibej është marrë i pandehur nga Gjykata e Posaçme, e cila pranoi kërkesën e atëhershme të SPAK për ta gjykuar, i akuzuar si pjesëmarrës në grup të strukturuar kriminal dhe si porositësin e vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.

Në Shtator të 2020-ës, Erion Alibej zyrtarisht është akuzuar si porositësi i dy vrasjeve të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, per te cilat ka folur edhe Dumani. Emiljano Ramazani i njohur me nofkën 'Rramani' u bë poshtë shtëpisë së tij, teksa ai po parkonte automjetin tip "Ford Fokus". Autorët kanë qenë tre vetë në makinë dhe njëri prej tyre ka qëlluar 5 herë me armë tip pistoletë. Vrasja dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh për drogën, pasi ai njihej si shpërndarës kokainë në qytet, ndërsa pak ditë pas vrasjes së tij u gjet i vrarë edhe miku i tij i ngushtë Regis Runaj, 23 vjeç, i vrarë me thikë, trupi të cilit u gjet i hedhur në rrugë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:46
BMW X6 ‘e armatosur gjer në dhëmbë’ në Elbasan, Report Tv sjell pamjet nga vendi ku u braktis makina me 3 kallashnikovë

 

Në këto pamje të siguruara nga Report TV është mjeti BMË-ja që u gjet e braktisur në një ndërtesë të vjetër në Elbasan, ndërsa në u gjetën 3 kallashnikovë dhe 2 bidonë benzinë dhe dyshohet ajo do të përdorej për një ngjarje të rëndë kriminale.

Në pamje shihet se mjeti luksoz, të cilit policia i ka hequr dhe targat, është lëvizur nga vendi i ngjarjes në lagjen “Emin Matraxhiu”, në zonën e quajtur “Ish-konservimi”.

Ora 12:02
Atentati i dëshuar në Elbasan? Në zonë edhe shtëpia e vëllait të Ardit dhe Rigers Spahiut! I pari i vrarë në Bruksel, i dyti u kap me arsenal armësh

1676805559_1.jpg

Një tjetër pistë hetimi për ngjarjen e rëndë kriminale të parandaluar sot në Elbasan nga policia mund të jetë edhe vrasje për hakmarrje, e lidhur me vëllezërit Spahiu, njëri prej të cilëve kunat me Erjon Alibejn.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se në zonën ku është gjetur makina BMW X6 me 3 kallashnikovë brenda ka shtëpinë edhe Arben Spahiu, vëllai i Ardit Spahiut i vrarë në Belgjikë dhe Rigers Spahiut, i kapur në tetor 2022 me një arsenal armësh në Elbasan. Armët e kapura dyshoheshin se do të përdoreshin për vrasje.  

Arben Spahiu jeton me gruan në të njëjtin pallat ku jeton edhe nëna, motra dhe gruaja e Erjon Alibejt. Arben Spahiu është i martuar me motrën e Erjon Alibejn.

Ora 11:17
Krimi i parandaluar në Elbasan, policia s’ka ende emrin e pronarit të BMW-së dhe shënjestrën e atentatit! Kontrolle të shumta në zonë

1676799389_15.jpeg

Policia e Elbasanit është duke zhvilluar kontrolle të shumta në zona të ndryshme të këtij qyteti në kërkim të personave me precedentë kriminalë për të zbardhur ngjarjen kriminale të parandaluar sot, ku dyshohet se do të bëhej një atentat.

Policia ende nuk ka një emër të konfirmuar se kush mund të ishte shënjestra e atentatit ndërkohë që as për pronësinë e automjetit BMË X6 nuk ka një emër.

Ora 10:27
Dyshime për atentat në Elbasan, 4 armë dhe 2 bidona me benzinë brenda BMW X6

Në makinën që dyshohet se personat që ishin brenda po përgatitnin një atentat janë gjetur 4 armë zjarri dhe 2 bidona me benzinë.  Policia ka dhënë njoftimin dhe thotë se në BMË X6 u gjetën 3 kallashnikovë.

Njoftimi i policisë

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan kanë marrë informacion se në orët e vona të natës së mbrëmshme mund të ndodhte një ngjarje e rëndë kriminale.

Bazuar në këtë informacion, Policia ka shtuar prezencën në terren, ka ngritur pika kontrolli dhe ka ushtruar kontrolle intensive në disa objekte të cilat dyshohet se shërbenin për fshehjen e sendeve dhe mjeteve me të cilat mund të kryheshin veprimtari kriminale.

Shërbimet e Policisë morën informacion se si pasojë e presionit të Policisë në terren, shtetasit që do të kryenin ngjarjen kriminale  dyshohet se kishin fshehur automjetin që do të përdorej për kryerjen e krimit.

Në këtë kuadër, si rezultat i kontrolleve të shumta të kryera në terren, në lagjen “Emin Matraxhiu”, në zonën e quajtur “Ish-konservimi”, është gjetur një automjet tip “BMW X6”, brenda të cilit u gjetën 3 armë zjarri kallashnikov dhe 2 bidona me lëndë djegëse (benzinë).  

Po në vijim të kontrolleve, në afërsi të një koshi mbeturinash, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe kanë sekuestruar një çantë, brenda së cilës kishte një armë zjarri pistoletë.

Në vendngjarje ndodhet një grup i posaçëm hetimor dhe ekspertë të Institutit të Policisë Shkencore, të cilët në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësëor Elbasan, vijojnë punën për të bërë të mundur fiksimin e provave në vendngjarje, hapjen dhe kontrollin e automjetit.

Në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan janë shoqëruar disa shtetas, dhe nën drejtimin e  Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen e këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Veprimet janë në vijim dhe në përfundim të tyre, do të ketë një informacion përfundimtar.

Policia e Elbasanit kërkon mirëkuptimin e medias që në lidhje me këtë ngjarje, për shkak të rëndësisë dhe konfidencialitetit të hetimit, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, të mos japin informacion të pakonfirmuar, por të presin rezultatet e hetimit intensiv që po kryhet nga grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit.

Ora 09:45
Po përdorej për të organizuar një atentat në Elbasan, ja vendi ku u gjet i braktisur makina me armë

 

Report Tv ka siguruar pamjet nga vendi ku u gjet makina që dyshohet se do të përdorej në një ngjarje të rëndë kriminale në Elbasan. Pas sinjalizimit të policisë, u zbulua një automjet brenda të cilit kishte 2 kallashnikovë, dhjetëra fishekë, si dhe një shishe me lëndë djegëse. Dyshohet se kjo makinë do të përdorej nga vrasës me pagesë.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ka gist policija: 19/02/2023 18:37

    Vjen era mjalt Ose m.t . Kur policis paska marr informacjon . Pse si ruajti dhe ti kapet . Qe keta tipa me pages tu kapni se tani Jane te lire..dicka nuk shkon Ose policija Osht e perfire nekete llum . Klm dhe u rujt zoti dhe nga policija dhe nga kriminelet se te du njelloj Jan bo.

    Përgjigju
  • rrini urte: 19/02/2023 18:35

    Fmijacat e Sander Ndokes se u duhet pare me maru pallatin

    Përgjigju
  • Or tej: 19/02/2023 18:15

    Paska edhe dhembe Bmw-ja or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Epiris: 19/02/2023 16:11

    Si ka mundesi te gjej policia nje tentative ngjarje kaq te forte. Vetem nese kan qen amator se deri tani policia thoshte iken ne drejtim te paditur. Makina me celes me vete . Çudi. Sikur vjen pak era kjo ngjarje.Makina me nr shasie, shenja gishtash pafund edhe akoma asnje i arrestuar apo ne ndjekje.kamera plot. Policia ne drejtim te paditur.

    Përgjigju
  • Ilir: 19/02/2023 13:44

    Per mendimin tim e ka bere policia vete qe te duket si atentat Si e si te flase ku alibej dmth te behet i penduar i drejtesi se

    Përgjigju
  • Alb: 19/02/2023 12:27

    Edhe demokraci edhe siguri ska.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE