Atentati i dështuar në Shkodër, zbulohet identiteti i dy vëllezërve Prendi! Në kërkim edhe kushëriri e tyre

Atentati i dështuar në Shkodër, zbulohet identiteti i dy vëllezërve Prendi! Në kërkim edhe kushëriri e tyre

Makina ndaj së cilës u lëshua breshëri plumbash në Shkodër, 23 gusht

SHKODËR- Report Tv ka mësuar detaje të reja nga atentati i dështuar në Bushat të Shkodrës më 23 gusht. 3 persona janë shpallur në kërkim, ndërsa Report Tv mëson edhe identitetin e dy vëllezërve në kërkim. Bëhet fjalë për vëllezërit Andrea e Aleksandër Prendin nga Bushati, ndërsa në kërkim burime thonë se është edhe kushëriri i tyre.

Të paktën dy persona medohet të kënë qenë brenda Audit të blinduar, kur ndaj tyre është qëlluar me breshëri kallashi. Për shkak të hetimeve, blutë e Shkodrës nuk bëjnë me dije identitetin e personave ndaj të cilit ishte planifikuar atentati, por dyshohet se në mjetin e blinduar ishte dhe një personazh i botës së krimit i shpallur në kërkim. Ndaj dy vëllezërve rëndon akuza e “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”.

Dyshohet se mes dy grupeve ka pasur edhe shkëmbim zjarri, pasi në automjetin e vëllezërve Prendi janë gjetur gjurmë plumbash, çka ka ngritur edhe dyshimet për shkëmbim zjarri. Sipas mediave online, besohet se njëri nga vëllezërit Prendi ka qëlluar me automatik, duke lëvizur me një motor. Ndërsa dy persona të tjerë kanë lëvizur me një automjet “BMW” e cila më pas është gjendur nga policia i braktisur. 

Ndërkohë, dy personat që lëviznin me Audin me targa gjermane nuk kanë pësuar asnjë dëmtim. Policia është e rezervuar në dhënien e informacioneve, ndërkohë që dy personat brenda Audit, të cilët i ka identifikuar, nuk i përmend as si persona në kërkim as të ndaluar, çka lë dyshime që edhe ata të kenë braktisur në rrugë Audi-n, e të jenë larguar, me një tjetër automjet që dyshohet se e kishin për mbështetje.

Burime jo zyrtare thonë personat me Audi po shkonin tek vëllezërit Prendi për një konflikt të dyshuar mes tyre, por janë pritur me armë zjarri.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dusha: 28/08/2024 19:18

    A thu e ka kuptu policia qe kontigjenti n fjale ka shku me blind e me arme ne shpi te tjetrit??? Mbasi I doli shpu ktyne mjeshtrave e merr policia situaten ne dore per me kape viktimat edhe pse kishte preferu me mbledh kufomat qe e ka specialitet

    Përgjigju
  • O komentusa: 28/08/2024 18:45

    Esmeraldo hato ka qen ne blind . Si do ja japi emrin policia kur bejn disa aksione per ta arrestu e ai shetit i lir me blind me targa te huaja

    Përgjigju
  • Grgjj: 28/08/2024 17:40

    Drejtohuni ne prokurori per emrat.

    Përgjigju
  • marre: 28/08/2024 17:16

    Habitem me Izmirin, e kam rraf shpulla midis Shkodres e sbani gja. e tash del si trim me blind

    Përgjigju
    • Beni: 28/08/2024 22:14

      Me shpulla jane rraf shume te fort qe jane sot gjoja Biznesmen e killera po hec e rrifi sot Jo per gje po ske dhe ku i gjen se e kane bo shpine blind Makinat blind e lokalet blind.. Vetem bythen se kane me xhama te blindum dhe me Porta celiku dhe 1000 kamera kudo trimat..

    • Marria: 28/08/2024 17:56

      Kush asht ky Izmir?

  • Drejtsia: 28/08/2024 17:10

    Nje i nans nje i babs hajde merre vesht .policia thot se ka pas shkembim edhe i len te lir e sjep emra per ato si kan gjujt

    Përgjigju
    • Ekan: 28/08/2024 18:51

      E kan si per ulje sepse po te thon i gjuajten filanit i ulet reputacioni gjasme. E verteta esht qe her do gjuash her do te gjuajn kshu e ka kjo pune me radh eshte, smund te gjuash vetem ti, heret a von do te bjer shara ne gozhd

  • Kirasjani: 28/08/2024 16:41

    Po normal është që emrat mos tja japi se policia është bashkpuntorë me bandat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI