Nga hetimet e akuzës ka rezultuar se Nikaj ka gjetur vdekjen nga plumbi i shkrepur prej pistoletës së Emiljano Tashos ndërsa fillimisht ai është dhunuar në parkingun e lokalit në Linzë.
Në atentatin e 11 nëntorit 2015 ku humbi jetën Nikaj mbeti i plagosur dhe shoku i tij Simet Gaxheri i cili njëherazi është dhe pronari i lokalit ku u konfliktuan palët.
Emiljano Tasho, Ervis Martinaj, Bujar Hasani, Mirsad Kucana akuzohen për Vrasje të kryer me paramendin, plagosje dhe armëmbajtje ndërsa ndaj shokut të tyre Erjon Biraci rëndon akuza e përkrahjes së autorit të krimit.
Mbi Emiljani Tashon rëndon dhe akuza e një vjedhje të kryer me armë përgjatë vitit 2015 në lagjen Ali Demi, ngjarje kjo e zbuluar pas arrestimit të tij për përfshirjen në vrasjen e Nikajt.
Pas vrasjes së Nikajt policia e Tiranës kreu një sërë operacionesh, ndërsa prej nëntorit 2015 në kërkim policorë rezulton Ervis Martinaj për të cilin policia ka të dhëna se është larguar jashtë vendit.
Informacioni zyrtar i Prokurorise se Tiranes
Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim 4 persona, të akuzuar për « vrasje me paramendim », « prodhim dhe mbajtje e armëve pa leje », si edhe për « plagosje me dashje ». këta persona konsiderohen përgjegjës për vrasjen e shtetasit Enton Nikaj, si edhe plagosjen lehtë të shtetasit Ismet Gaxherri, ngjarje e ndodhur në periferi të Tiranës në dt. 11.11.2015.
Në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Tiranës ka ngritur akuzat për shtetasit, si më poshtë:
1. Emiljano Tasho akuzohet se ka kryer veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Plagosja e lehtë me dashje” kryer në bashkëpunim, “Vjedhja me dhunë” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve luftarake”.
2. Ervis Martinaj akuzohet se ka kryer veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim dhe ”Plagosja e lehtë me dashje”, kryer ne bashkpunim
3. Bujar Hasani akuzohet se ka kryer veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer ne bashkpunim,”Plagosja e lehte me dashje” kryer ne bashkpunim parashikuar si dhe Prodhimi mbajtja pa leje e armeve luftarake
4. Mirsad Kuçana akuzohet se ka kryer veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer ne bashkpunim,”Plagosja e lehte me dashje” kryer ne bashkpunim parashikuar si dhe Prodhimi mbajtja pa leje e armeve luftarake”.
Po ashtu, Prokuroria e Tiranës akuzohen edhe shtetasin:
5. Erjon Biraçi për kryerjen e veprës penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
Nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës ka rezultuar e provuar se shtetasit Martinaj, Tasho, Hasani dhe Kuçana janë përplasur fillimisht fizikisht me shtetasit Enton Nikaj dhe Ismet Gaxherri, në parkingun e lokalit në pronësi të Gaxherrit. Gjatë konfliktit, disa prej agresorëve kanë nxjerrë armë pistoletë dhe, në përleshje e sipër, ka mbetur i vdekur me plumb pistolete shtetasi Nikaj.
Prokuroria e Tiranës ka krijuar dinamikën e ngjarjes, nga e cila ka rezultuar se plumbi që i ka marrë jetën Enton Nikajt është qëlluar nga arma që mbante në duar i pandehuri Emiljano Tasho.
Ndërkohë, shtetasi Tasho akuzohet edhe për veprën penale të “vjedhjes me dhunë”, ngjarje e ndodhur në datë 30.ë.2015, ku ai ka vjedhur me përdorimin e armës pistoletë shumën prej 220 mijë lekësh në një lokal lojëra fati në zonën e “Ali Demit”, në Tiranë.
Për ngjarjen e vjedhjes me dhunë, Prokuroria e Tiranës ka ngritur akuzën e përkrahjes së autorit të krimit për shtetasin Erjon Biraçi, pasi ka rezultuar se ai ka qenë nën shoqërinë e Tashos gjatë vjedhjes me dhunë që ky i fundit ka kryer në lokalin e lojërave të fatit.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)