Apartamenti ku dyshohet se ka jetuar Edmir Vlashi, një prej personave që mori pjesë në atentatin dështuar ndaj Preng Palucës, është zbuluar nga policia në Lezhë.
Gjatë kontrollit në apartament u gjetën një pistoletë, disa mjete identifikimi dhe leje drejtimi të lëshuara nga një shtet tjetër. Nuk dihet se sa do të ndihmojnë provat e gjetura në shtëpinë e Vlashit për të zbuluar vendndodhjen e tij.
Kujtojmë e Vlashi dhe Hektor Nika janë shpallur në kërkim, ndërsa ishin personat të cilët do të kryenin ekzekutimin e Palucës. Dyshimet janë se ata janë larguar nga Shqipëria.
Ndërkohë në pranga kanë rënë Nikoll Marku, Marie Marku, burrë e grua dhe dhëndri i tyre Mark Lamkja pasi në lokalin në pronësi të çiftit Marku ishte fshehur baza e armatimeve që do të përdoreshin për kryerjen e vrasjes dhe të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal.
Përgjimet dhe ndjekja me metoda speciale, zbuluan grupin që po përgatitin eliminimin fizik të vëllezërve Preng dhe Ndoc Paluca në Tiranë.
Dyshimet janë se eliminimi fizik i vëllezërve Paluca është porositur dhe financuar nga një person i tretë për shkak të prishjes së pazareve të drogës, por informacionet janë tepër të rezervuara për shkak të sekretit hetimor.