Atentati mafioz ndaj dy shqiptarëve në Greqi, Guri: Ka indicie për kapjen e autorit, ka pasur bashkëpunëtor! Dyshohet të ketë qenë vrasës me pagesë

Vrasja e Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Ogranaja, për larje të hesapeve në Greqi dhe vrasja ndaj Edmond Papës në Shqipëri me të njëjtën pistë hetimi janë dyshimet e para nga autoritetet greke se ngjarjet mund të jenë të ndërlidhura. Të dyja ngjarje me mister autorin dhe me “protagonistë” viktima me të shkuar kriminale në Greqi, dyshohet se dy ngjarjet mund të jenë të ndërlidhura së bashku.

Gazetari Edmond Guri në një lidhje në skype nga Athina raportoi në Sot Live në Shqipëri në Report Tv me gazetarët Migena Sotiri dhe Nertil Agalliu u shpreh se ende nuk ka pohime konkrete nëse çështjet lidhen me njëra-tjetrën. Guri zbulon se autori nuk ka vepruar i vetëm, ai ka pasur një bashkëpunëtor i cili e ka ndihmuar të largohet. Ndonëse nuk ka një informacion konkret për lidhjen e dy ngjarjeve të rënda, Guri shprehet se në të kaluarën mes viktimave dhe Edmond Papës ka pasur lidhje, si bashkëpunëtor në trafikun e drogës.

“Për momentin kemi indicie për identifikimin e autorit. Grupi hetimor e ngritur nga autoritetet greke, janë fokusuar te grupet kriminale apo te ata që merren me çështjet lokaleve të natës. Dyshohet se ka qenë një bashkëpunëtor me të, i cili e ka pritur. Kemi të bëjmë me një vrasës me pagesë.

Sipas burimeve të policisë greke, ka dyshime por në asnjë rast nuk mund të pohohet se dy ngjarjet lidhen me njëra-tjetrën. Ka pasur lidhje në të kaluarën mes tyre. Autoritetet shqiptare pak kohë më parë kanë pohuar për humbjen e një sasie lënde narkotike dhe kjo ka shkaktuar reagim. Për momentin gjithçka është mediatike dhe nën hetim e sipër.”- tha Guri.  


Lajmi kryesor:

Ekzekutimi i dy shqiptarëve në Greqi/ Armando Organja vdiq nga ataku kardiak jo nga plaga, dyshime se Çerçizaj ishte shënjestra e vetme


G.MO/B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit/ Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit/ Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës