Ekzekutimi i dy shqiptarëve në Greqi/ Armando Organja vdiq nga ataku kardiak jo nga plaga, dyshime se Çerçizaj ishte shënjestra e vetme

Ekzekutimi i dy shqiptarëve në Greqi/ Armando Organja vdiq nga ataku kardiak jo nga plaga, dyshime se Çerçizaj ishte shënjestra e vetme

2 viktimat Armando Organaja dhe Kreshnik Çerçizaj

GREQI- Të dhëna të reja kanë dalë në dritë nga atentati mafioz i së dielës ndaj dy shqiptarëve, Kreshnik Çerçizaj, 41 vjeç dhe Armando Organaja 44 vjeç. Sipas mediave greke, nga raporti mjekoligjor është zbuluar se Organaja nuk ka ndërruar jetë nga plumbi i agresorit në gjoks por nga arresti kardiak.

Kjo i bën hetuesit të besojnë se objektivi ishte vetëm shqiptari 41-vjeçar Kreshnik Çerçizaj, pasi nga 7 plumba, vetëm një e kapi Armando Organajën në gjoks. Gjithashtu, nga të shtënat me armë të sulmuesit është plagosur edhe një 31-vjeçare , e cila sapo po pinte kafenë në vendngjarje.

Fakti që vrasësi zgjodhi të godiste në shesh në mes të një mbrëmjeje kafe të së dielës është një enigmë e pazgjidhur për hetuesit. Ata nuk mund të shpjegojnë arsyet, ndërsa informacionet thonë se urdhri për zhdukjen e 41-vjeçarit të shënuar është dhënë nga brenda burgjeve.

Sipas mediave greke, ekzekutimi i dy shqiptarëve mund të ketë lidhje me vrasjen në Tiranë të Edmond Papës, biznesmenit nga Saranda i cili ishte i dënuar më parë në Greqi për trafik droge. Pavarësisht se Edmond Papa nuk përmendet, të gjitha detajet e dhëna në artikull e lidhin ngjarjen me emrin e tij, duke bërë me dije se mes palëve mund të ketë pasur përplasje për trafikun e drogës.  

Dy miqtë, Kreshniku dhe Armando ishin në lokal në momentin kur autori i maskuar me maskë kirurgjikale dhe kapuç të zi qëlloi me breshëri plumbash në mes të lokalit. Për pasojë Kreshnik Çerçizaj mori dy plumba në kokë dhe vdiq në vend ndërsa Armando Organaja mori një plumb në gjoks, por me të mbërritur në spital nuk mundi t’iu mbijetojë plagëve të marra. Kanë qenë pikërisht plumbat drejtuar dy personave në fjalë ato që kanë plagosur edhe një 31-vjeçare e cila thjesht ishte kliente në lokalin e njëjtë me ta. Ajo mori një plumb në bark dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:57
Atentati mafioz ndaj dy shqiptarëve në Greqi, Guri: Ka indicie për kapjen e autorit, ka pasur bashkëpunëtor! Dyshohet të ketë qenë vrasës me pagesë

Vrasja e Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Ogranaja, për larje të hesapeve në Greqi dhe vrasja ndaj Edmond Papës në Shqipëri me të njëjtën pistë hetimi janë dyshimet e para nga autoritetet greke se ngjarjet mund të jenë të ndërlidhura. Të dyja ngjarje me mister autorin dhe me “protagonistë” viktima me të shkuar kriminale në Greqi, dyshohet se dy ngjarjet mund të jenë të ndërlidhura së bashku.

Gazetari Edmond Guri në një lidhje në skype nga Athina raportoi në Sot Live në Shqipëri në Report Tv me gazetarët Migena Sotiri dhe Nertil Agalliu u shpreh se ende nuk ka pohime konkrete nëse çështjet lidhen me njëra-tjetrën. Guri zbulon se autori nuk ka vepruar i vetëm, ai ka pasur një bashkëpunëtor i cili e ka ndihmuar të largohet. Ndonëse nuk ka një informacion konkret për lidhjen e dy ngjarjeve të rënda, Guri shprehet se në të kaluarën mes viktimave dhe Edmond Papës ka pasur lidhje, si bashkëpunëtor në trafikun e drogës.

“Për momentin kemi indicie për identifikimin e autorit. Grupi hetimor e ngritur nga autoritetet greke, janë fokusuar te grupet kriminale apo te ata që merren me çështjet lokaleve të natës. Dyshohet se ka qenë një bashkëpunëtor me të, i cili e ka pritur. Kemi të bëjmë me një vrasës me pagesë.

Sipas burimeve të policisë greke, ka dyshime por në asnjë rast nuk mund të pohohet se dy ngjarjet lidhen me njëra-tjetrën. Ka pasur lidhje në të kaluarën mes tyre. Autoritetet shqiptare pak kohë më parë kanë pohuar për humbjen e një sasie lënde narkotike dhe kjo ka shkaktuar reagim. Për momentin gjithçka është mediatike dhe nën hetim e sipër.”- tha Guri.  

Ora 10:11
U plagos në atentatin mafioz ndaj dy shqiptarëve në Greqi! Rrëfehet 31-vjeçarja: Isha në tavolinë ngjitur me ta! Në fillim se kuptova, pastaj pashë gjakun

“Në fillim nuk e kuptova pastaj pashë gjakun”, kjo ka qenë dëshmia e 31-vjeçares e cila mbeti i plagosur natën kur u ekzekutuan Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organaja. E reja u plagos me plumb në bark, edhe pse nuk i njihte dhe as nuk kishte ndonjë lidhje me viktimat. Ngjarja ndodhi një një lokal në Athinë, natën kur ishte ndeshja finale Argjentinë-Francë dhe lokalet ishin plot me njerëz. Mediat e huaja raportojnë se nga raporti mjekoligjor është zbuluar se Organaja nuk ka ndërruar jetë nga plumbi i agresorit në gjoks por nga arresti kardiak. Kjo i bën analistët e sigurimit të besojnë se objektivi i të armatosurit ishte vetëm shqiptari 41-vjeçar Kreshnik Çerçizaj, pasi nga 7 plumba, vetëm një e kapi Armando Organajën në gjoks.Dhe siç zakonisht oficerët dyshojnë, kur sulmi ndodh në një kafene para dhjetëra njerëzve, rreziku i viktimave të tjera është shumë i mundshëm.

Ngjitur me dy miqtë, Kreshnikun dhe Armandon, ishte edhe e reja me origjinë greke e cila mori një plumb që nuk ishte rezervuar për të.

Për momentet e tmerrshme të përjetuara të dielën mbrëma, 31-vjeçarja ka rrëfyer se dy autori i maskuar nuk ngurroi të hapte zjarr në një kafene në sheshin e zonës ndërsa brenda ndodheshin qytetarë të thjeshtë dhe të padyshimtë.

E reja rrëfeu se ishte me motrën e saj në lokal, pikërisht pas tavolinës ku ishin ulur dy ish trafikantët. E reja u shpreh se kishte dëgjuar të shtënat por autorin nuk e kishte parë pasi ishte me kurriz atë  moment. Në momentin kur plumbi e kapi në bark, fillimisht 31-vjeçarja nuk e kishte kuptuar por më tej ishte ftilluar kur kishte parë se po i dilte gjak.

“Isha me motrën time në lokal , pikërisht pas tavolinës ku ishin ulur dy burrat, të cilët kanë vdekur. Ishim në këmbë dhe po flisnim me pronarin e dyqanit. Isha në shpinë dhe nuk e pashë sulmuesin kur hyri. Kam dëgjuar të shtënat dhe kam parë panikun në dyqan.

Në fillim, nuk e kuptova se isha plagosur derisa pashë gjakun. Disa sekonda para se sulmuesi të hynte në dyqan, unë dhe motra ime ndërruam vendet. Përndryshe ajo do të ishte në pozicionin tim tani dhe për fat ne ishim në këmbë, përndryshe plumbi do të më kishte goditur në kokë”.- tha ajo.

G.MO/B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit/ Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit/ Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës