Atentati,makina u vodh te 'Kodra
e Diellit',rrengu i autorëve me targat

Atentati,makina u vodh te 'Kodra<br />e Diellit',rrengu i autorëve me targat<br>
Dalin në dritë detaje të tjera nga atentati i dyshuar ndaj fisit Çapja, i ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Elbasanit. Automjeti me të cilin u krye atentati pa të lënduar në Elbasan identifikohet nga policia. Ky automjet i përkiste një kompanie biznesesh me emër në Elbasan. Automjeti ishte denoncuar i vjedhur nga shoqëria.

Automjetit i ishin vendosur nga atentatorët targa të falsifikuara të njëjta me automjetin e një fqinji të fisit Çapja në lagjen "Emin Matraxhiu" në Elbasan. Automjeti i përdorur nga atentatorët ishte e njëjtë me atë që kishte targa si ato që kishin falsifikuar.

Kjo ishte zgjedhur si strategji kamuflazhi prej atentatorëve për t’u futur lehtësisht në zonën e banuar nga fisi Çapja pa rënë në sy. Edhe atentati sipas policisë ka qenë i mirëorganizuar prej kohësh. Automjeti është vjedhur te Kodra e Diellit në Tiranë.

d.c./shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: PD t’i thotë shqiptarëve pse refuzoi numërimin elektronik, por vendosi me komisionerë? Forcat e mëdha s'e shkrijnë dot SPAK-un

Spahiu: PD t’i thotë shqiptarëve pse refuzoi numërimin elektronik, por vendosi me komisionerë? Forcat e mëdha s'e shkrijnë dot SPAK-un