Më shumë se 7 të shëna armësh kanë tronditur zonën e "Komunës së Parisit" mbrëmjen e djeshme në Tiranë.
Të shtënat ndodhen vetëm pak metra larg një prej kryqëzimeve që ka më shumë lëvizje qytetarësh në kryeqytet, pranë Unazës së Madhe.
Fillimisht nga një makinë e zezë u qëllua në drejtim të 24-vjeçarit Lorenc Hoxha, i cili po lëvizte bashkë me kushuririn e tij. Këta dy të fundit iu përgjigjën të shtënave, duke bërë që kryqëzimi I Komunës së Parsit të kthehej në një “zonë lufte”.
Qytetarë të shumtë filluan të vraponin në rrugicat e Komunës së Parisit, të frikësuar nga plumbat që dilnin nga dy makinat. E gjithë ngjarja u filmua nga kamerat e sigurisë dhe Policia identifikoi dy autorët, por që nuk arriti t'i arrestonte ata.
Pika të shumta kontrolli u ngritën në Tiranë për të arrestuar dy personat që qëlluan në drejtim të Lorenc Hoxhës, por ata arritën t'i shpëtonin Policisë.
Ndërkohë Lorenc Hoxha mori dy plumba, një në krah dhe tjetrin në shpatull dhe është jashtë rrezikut për jetën. Pas të shtënave 24-vjeçari nga Bulqiza e braktisi makinën që udhtonte bashkë me kushuririn e tij dhe filluan të vraponin në rrugica.
Policia ndaloi Lorenc Hoxhën, por nuk arriti dot të shoqëronte as kushuririn e tij. Makina me të cilën udhëtonte Lorenc Hoxha, ishte në pronësi të kushuririt të tij Xhevdet Hoxha. 24-vjeçari humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me tabelat anësore në rrugë dhe përfundoi pranë një tuneli te Komuna e Parisit.
Burime nga policia bëjnë me dije për Report TV se dy grupet njiheshin me njëra-tjetrën dhe shkak mendohet se janë konflikte të tjera që ata kanë patur.
Madje Lorenc Hoxha mendohet se është konfliktuar pak ditë më parë me autorët, të cilët janë të identifikuar, por Policia i mban të fshehtë emrat e tyre. Lorenc Hoxha, i cili ndodhet në spital, ka refuzuar deri më tani të japë informacione për atentatin.
Ndërkohë autorët mendohet se u fshehën në zonën e Komunës së Parisit, por që Policia e Tiranës nuk arriti t'i arrestojë dot, pavarisht se në atë orë ka patur një trafik të rënduar dhe qindra dëshmitarë. Mësohet se autorët janë larguar me një fuoristradë të zezë me targa AA 655 MO.
[gallery]23356[/gallery]
[gallery]23358[/gallery]
/Shqiptarja.com

VIDEO