Atentati me 3 viktima në Shkodër, në kërkim policor disa anëtarë të grupit të Bajrave, mes tyre Sakicaj e Troshani

Shkoder - Grupi hetimor i ngritur për masakrën me 3 të vrarë dhe 1 të plagosur të 30 tetorit në Dobraç të Shkodrës është vënë në kërkim të personave që dyshohet se mund të kenë qenë në rolin e organizatorit dhe ekzekutorëve.

Burime për Shqiptarja.com dhe Report Tv bëjnë me dije se në kërkim policor janë disa anëtarë të grupit të Bajrave, në mesin e të cilëve Izmir Sakica e Samuel Troshani, por deri tani nuk janë gjetur.

Të dy, Sakica e Troshani janë po ashtu në kërkim për një tjetër ngjarje të ndodhur më herët më 23 gusht 2024 në Bushat të Shkodrës, ku dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes tyre dhe 2 vëllezërve Andrea e Aleksandër Prendi.

Forca elitë RENEA vijon të jetë në Shkodër prej pasdites së 30 tetorit duke kryer disa operacione për kontrolle, por deri tani pa rezultate.

Edhe këtë të shtunë, 2 nentor, hetuesit janë përqendruar në marrjen e pamjeve të kamerave të sigurisë, duke zgjeruar rrezen e kërkimit. Grupi hetimor po punon për gjurmuar makinën “Range Rover Sport” para atentatit, ndërsa janë përqendruar brenda qytetit dhe lagjet periferike, përshirë “Kirasin” dhe bypass-in e qytetit.

Deri në këtë fazë, policia akoma nuk e ka të provuar nëse Ibrahim Lici është në videon amatore të filmuar menjëherë pas ngjarjes, ndërsa po pritet rezultati i ekspertizës së armës së tretë për shenja gishtash dhe e njollave të gjakut, e cila do të sqaroj shkencërisht nëse ishte ai apo jo. Prania e tij në makinë do të ndryshonte tërësisht natyrën e atentatit dhe shënjestrën kryesore.

Shqiptarja.com siguron foton e Izmir Sakices.

Atentati
Atentati ndodhi më 30 tetor 2024 në rrugën 'Shkodër - Koplik' në zonën e Dobraçit. Hamza Lici dhe Arlind Bushati po udhëtonin me benz C-Class me targa franceze kur janë qëlluar me breshëri automatiku nga një makinë. Lici i cili ndodhej në kahun e shoferit duket që ka humbur kontrollin dhe ka përplasur motorin ku udhëtonte qytetarja Flutura Basha, 56 vjeçe dhe bashkëshorti i saj Bashkim Basha. Gruaja humbi jetën në vend ndërsa i plagosur rëndë vijon të jetë Bashkimi.

Në makinën e viktimave, policia gjeti tre pistoleta, njëra e Bushatit, gëzhoja të së cilës u gjetën brenda, tjetra e Licit, pranë këmbëve dhe një e tretë në kroskot qe dyshohet se i përket personit qe u arratis. Ndërsa në makinën e djegur të autorëve u gjetën 2 automatikë, të njëjtët që u përdorën në atentat.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:13
Atentati me 3 të vrarë në Shkodër, Shqiptarja.com siguron foton e Izmir Sakices! Në kërkim policor edhe për atentatin ndaj 'Audi-t' të blinduar në Bushat

1730546316_izmir.jpg

(Foto: Izmir Sakicaj) 

Shqiptarja.com siguron foton e Izmir Sakices, njërit prej 2 personave në kërkim policor për tu marrë në pyetje për atentatin e ndodhur në Shkodër më 30 tetor. 

Sakica dhe Samuel Troshani, janë po ashtu në kërkim për një tjetër ngjarje të ndodhur më herët më 23 gusht 2024 në Bushat të Shkodrës, ku dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes tyre dhe 2 vëllezërve Andrea e Aleksandër Prendi.

Gjatë shkëmbimit të armëve u qëllua me breshëri plumbash në një mjet të blinduar ‘Audi’, por nuk pati të lënduar. Për këtë ngjarje në polici u shoqërua dhe Safet Bajri por më pas u la i lirë. 

Deri tani si Troshani dhe Sakicaj nuk janë gjetur.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Spat pa bisht: 03/11/2024 22:19

    A din kush me na e tregu samuelin nfoto me mujt me ju rujt ktij monstre

    Përgjigju
    • Kirasi: 11/11/2024 21:57

      Po mor ku don me ta nis

  • Kurasi: 03/11/2024 12:33

    Pse kam dyshime se Arlind Bushatin e gjuajti ne koke Ibrahimi, se dyshoi direkt se ishte tradhetari

    Përgjigju
    • Lexues: 03/11/2024 20:22

      Ka mundesi

  • Shkodra crime: 03/11/2024 07:41

    Te dyja fiset duhet te gjejne nje menyere edhe se ashte e vshtire dhe ta mbyllin kyt gjak derdhje pa kuptim …

    Përgjigju
  • Abetarja: 02/11/2024 22:05

    Shkodra e kultures Keni gje per te thene ju shkodrane qe shisni men: po qe shkodran tana i ban? Popull legen jeni se dhe w dini kysh ju vret e asnji nuk ben ashje per te parentalu keto tmerre

    Përgjigju
    • Ghjk: 03/11/2024 22:53

      Abetare emri e nuk din me shkru , te rujt zoti

  • Sakicà: 02/11/2024 21:40

    Sakic t erdhi funi tash

    Përgjigju
  • Ftm: 02/11/2024 18:36

    Qysh ne momentin qe ka ndodh atentati e kane dite tan Shkodra qe jane Sakica dhe Troshani qe e kane ba, ndersa policia e korruptume e Shkodres ju ka lane 3 dite kohe me u largu TURP dhe vetem TURP per policine e Shkodres qe jane ne sherbim te Bajrave

    Përgjigju
  • Bajrat mshehen: 02/11/2024 18:22

    O Braqe, shfaros Sakicet, Trashanajt e Hatot, djem migjas e ca te gjesh prej tyne.

    Përgjigju
  • AltinTop: 02/11/2024 16:42

    Ore nuk kuptojme si ka mundesi qe dihen emrat e atyre qe kryen atentatin qe nuk u pane gjekundi dhe personi qe shihet ne video me gjak ne fytyre nuk dihet se kush eshte..?? Polici mafioze!!

    Përgjigju
  • Sqepari: 02/11/2024 16:11

    Po nkerkim policor e nuk e kapen ket far trimit Kto nuk a zor me e dite kush i ka nen kontroll gjeni te zotin e kalit se a kollaj kjo pune. Ky do vritet nga policia gjoja nuk do dorzohet

    Përgjigju
  • Shkodra: 02/11/2024 15:57

    Dihet se izmiri e samueli kan ken e din tan shkodra . Qysh se ndodhi atentati ne shkoder esht fol per izmirin e samuelin . Edhe ai personi tret asht ne benz asht ibrahimi . Ne qe e kena njoft nga afer e dim se asht ibrahimi

    Përgjigju
    • Une: 02/11/2024 19:30

      Cila polici? Ajo e Pellumb Gjokes dhe Behar Bajrit te bej punen? Qe momentet e para pas ngjarjes lexova komentet ne cdo portal dhe tregonin Sakicen dhe Troshanin me gisht. Ate qe njerezit me te drejte njerezit kane frike ta thone hapur e shprehin ketu. Grupi Bajri megjithe Sakicrat e Troshanerat duhen asgjesuar nje ore e me pare. Po ashtu edhe Licet dhe Lul Kulla. Shkodra duhet te clirohet nga terrori.

    • Shkoder: 02/11/2024 16:05

      Nuk eshte mire me permend emra kot me fut njerezit ne sherr, policija te bajn punen e te zbardhin ngjarjen

  • Sakice pa bisht: 02/11/2024 15:41

    Turpi me i madh eshte qe nuk ngeli zhuls e breke grisur pa u bo i forte e pa gjujt me arme! Cdo hajdut pulash e pasqyrash e hajdut delesh e kuajsh U be i forte ne kto vite kjo eshte e tmerrshme Me te bo ky si i forte qe po ta shohesh ne rruge e ha me gjithe kocka! Dikur te forte ishin njerezit e forte vertet Si sportistet dhe njerezit me nje force natyrale qe i njihnin te gjthe Dhe i respektonin dhe pse ndonjehere benin rremuja Por te pakten ishin vertete te forte, jo zhebanjos so kto.

    Përgjigju
    • Spat pa bisht: 02/11/2024 21:40

      Vetem ibrahimi ska vra ken per leke je gabim ka vra per halle t veta ska lan ken me shkel me kame

    • Pyll pa spate: 02/11/2024 19:41

      Ma breke grisun se Ibrahimi ska kund vrases me lek Ky ban vrasjet kurse Sokoli e pagun Po Muhamed kikirikun a e njef

  • Kirasi: 02/11/2024 14:50

    Eh sakic si po shkon te veni edhe ti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm