Atentati me 85 plumba/ Kamerat 'kapën' 5 autorët që qëlluan mbi Hakën, zbulohet organizatori

Atentati me 85 plumba/ Kamerat 'kapën' 5 autorët që qëlluan mbi Hakën, zbulohet organizatori

Kqyrja e pamjeve filmike afër zonës ku ka ndodhur atentati me armë kundër Mariglen Hakës, ka zbuluar së në këtë ngjarje janë përfshirë 5 persona. Filmimet e sekuestruara nga policia e Krujës, nuk tregojnë qartë identitetin e autorëve, kjo për shkak edhe të errësirës së madhe në zonë. Policia dhe prokuroria e këtij qyteti gjatë këtyre ditëve të hetimit po kryer një sërë veprimesh hetimore me qëllim identifikimin e autorëve të këtij krimi të rëndë, ku humbi jetën halla e Mariglen Hakës dhe u plagos ky i fundit me disa plumba. Dyshimet e para për këtë ngjarje bien mbi një person që Haka ka pasur edhe më parë konflikti dhe që është nga e njëjta zonë, ku jeton Mariglen Haka.

Pikërisht ky person me inicialet K.I, ka shumë gjasa që të ketë organizuar goditjen me 85 plumba në derë të shtëpisë se Mariglen Hakës. Sipas burimeve K.I, është një person që banon në zonën e Krujës, dhe prej disa vitesh është në konflikt me Mariglen Hakën dhe familjen e tij. Momentalisht ky person ende nuk është shoqëruar në policinë e Krujës, por dyshimet flasim se ai së bashku me 4 anëtarë të tjerë kanë organizuar dhe qëlluar me armë në drejtim të Mariglen Haka.

Plot 85 plumba kallashnikovi, nga tre armë të ndryshme të cilat kanë krijuar një situatë lufte në zonën e Niklës, janë qëlluar mbi banesën e objektivit të atentatit, Mariglen Haka dhe sërisht autorët e sulmit nuk kanë mundur të çojnë deri në fund porosinë e marë përsipër. Goditja me qëllim eleminimin fizik të Hakës ka qënë e mirëorganizuar dhe 5 autorët e krimit kanë qënë të pozicionuar në dy drejtime, duke krijuar dy vatra zjari kundër objektivit të tyre Mariglen Haka. Deri në këto momente policia dhe prokuroria e Krujës, thotë se nuk përjashtohet mundësia me bashkëpunimin e personave që banojnë në zonë, të cilët e njohin mirë terrenin dhe që janë persona që kanë konflikte me Hakën.

Prokurorisë dhe policisë së Krujës tashmë i duhet një punë intensive për të zbuluar skenarin e këtij atentati dhe arrestimin e autorëve të këtij krimi që i mori jetën hallës së Mariglen Hakës, shtetases Shpresa Basha. Haka dhe Basha janë gjendur përballë tre grykave zjarri, ku autorët e këtij krimi të rëndë të ndodhur në derë të shtëpisë kanë lëshuar plot 85 plumba kallashnikovi. Lidhur me këtë ngjarje është marënë pyetje dhe Mariglen Haka i cili ka deklaruar se prej tre ditësh kishte marë sinjale për qarkullimin e personave të dyshimtë në zonë. Ai ka treguar të gjitha rrethanat e ngjarjes, por nuk ka pohuar emrat se ku dyshonte.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë