Operacioni 'Liqeni i Bacungut'/ Fshehu kushëririn e tij Marklen Haka, Gjykata e Tiranës lë në burg 21-vjeçarin Klajdi Haka! Zgjedh të heshtë, 2 akuza
Operacioni i arrestimit të Marklen Hakës dhe kushëririt të tij
Gjykata e Tiranës caktoi sot (9 Shtator) masën e sigurisë “arrest në burg” për Klajdi Hakën, kushëririn e Marklen Hakës, i cili u arrestua dy ditë me parë (7 Shtator) në kuadër të një operacioni policor në Nikël.
Përpara trupës gjykuese, 21 vjeçari nuk ka pranuar të flasë, apo të japë shpjegim për akuzat e ngritura ndaj tij.
Ndaj Hakës, gjykata ka ngritur dy akuza, “armëmbajtje pa leje” dhe “përkrahje e autorit të krimit”. Dje u dha masa e sigurisë me burg edhe për kushëririn e tij, Marklen Haka, i cilësuar si kreu i grupit të "Bandës së Niklës".
Gjatë operacionit policor për kapjen e Marklen Hakës, i cili mbahej në monitorim nga uniformat blu prej ditësh, ky i fundit u gjet i fshehur në banesën e Klajdi Hakës. Në banesën e 21 vjeçarit, shërbimet policore gjetën gjatë kontrollit fizik një armë zjarri, për këtë arsye ndaj tii u ngrit akuza e armëmbajtjes pa leje.
Një ditë më parë Gjykata e Posaçme Antikorrupsion, la në fuqi masën “arrest në burg” të dhënë në mungesë për Marklen Hakën (i arrestuar më 6 Shtator), i akuzuar për disa vepra të rënda kriminale, mes tyre edhe atentati i dështuar ndaj Durim Bamit, vepër penale që e mohoi, duke dhënë alibi për vendndodhje tjetër në momentin e krimit. Haka tha se nuk e kishte përdorur aplikacionin SKY.
Marklen haka u shpall në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Revanshi”, për aleanca dhe armiqësi me disa grupe kriminale, teksa më parë ka qenë i dyshuar për atentatet ndaj të vrarit më 15 Mars në Fushë-Krujë, Gentjan Bejtja, por edhe për ngjarje të tjera. Disa herë i arrestuar, dënuar dhe liruar ndër vite, mes tyre edhe një akuzë për vrasjen e biznesmenit të kromit një dekadë më parë.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
72.9%
-
Pak
20.6%
-
Nuk kam mendim
6.5%
Vota total: 630
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Mbajti pa dëshirë në banesë 15-vjeçaren dhe e ngacmoi seksualisht, arrestohet 27- vjeçari
26 Mars, 17:20
-
Zyrtari i lartë i policisë italiane i kthen vizitën Prodës: Bashkëpunim solid në luftën kundër krimit të organizuar, informacione pa barriera dhe struktura të përbashkëta
26 Mars, 15:32
-
'S'i kam bërë llogaritë për mbijetesën', Bledi Shkëmbi: Tirana e ka të vështirë kundër Bylisit
26 Mars, 14:04
-
Hapet konkursi/ ‘Fetë nën një çati', detajet e 'Parkut të besimit'! 210 mijë m² pranë Kalasë së Petrelës! 100 struktura fjetjeje e restorante me gatim tradicional
26 Mars, 13:23
-
Ishte shpallur në kërkim nga policia/ Arrestohet 41-vjeçari, rezulton me 5 vite i dënuar për prodhim dhe shitje droge
26 Mars, 12:36
-
Tiranë/ Hodhën dy shishe benzinë në oborrin e një shtëpie, arrestohen dy të miturit! Momenti kur largohen me vrap
26 Mars, 12:18
-
Nuk pati oferta të suksesshme në thirrjen e parë, Korporata e Investimeve rihap garën për projekt-idenë e Bibliotekës së re Kombëtare
26 Mars, 12:04
-
Hoxha takim me ministrin danez për Migracionin dhe Integrimin: Mbështesim fortë Shqipërinë, në rrugën drejt BE
26 Mars, 11:34
-
Tifozat Kuq e Zi ‘i zënë’ derën FSHF-së: Djemtë e zgjedhur të Arbërisë, kundër pazareve në emër të Shqipnisë
26 Mars, 09:40
-
KF Tirana i mbetet Refik Halilit, Gjykata e Lartë anulon shitjen e klubit
26 Mars, 09:05
-
‘Celulë më celulë’/ Rama batuta nga Njësia 6: Gonxhe, nuk e di a bëjmë unë dhe ti për balet! Ata që votojnë për herë të parë, të japin votën për BE
25 Mars, 22:36
-
I terrorizuar nga izolimi ndërkombëtar, Berisha lajmëron shqiptarët se e ka ftuar Greqia në Festën Kombëtare!
25 Mars, 19:35