Nga një operacion i gjerë i Policisë së Elbasanit në bashkëpunim me atë të Shkodrës janë vënë në pranga 7 persona, të cilët dyshohet të jenë autorët e shpërthimit të fuqishëm me moto-bombë në mes të Shkodrës, ku mbeti i plagosur rëndë ‘i forti’ i këtij qyteti Lulzim Kulla, i cili ishte dhe shënjestra e atentatit.

Report Tv mësoi se disa prej personave të arrestuar, të dyshuar si atentatorë të Kullës, janë Endri Çopja, Argel Lulaj, Serxhio Teta dhe Bruno H. Atentati ndaj Kullës u bë më 13 janar të këtij viti, ku nga shpërthimi i fuqishëm me 400 gr tritol në mes të Shkodrës mbeti i plagosur rëndë Kulla dhe disa persona të tjerë.

Ky është grupi i dytë i shkatërruar nga Policia e Elbasanit, pas bandës së tritolit, ku u arrestuan 5 persona dhe u sekuestruan 82 kallëpe tritol, armë, drogë dhe një sasi e konsiderueshme lekësh. 

d.c./shqiptarja.com