Atentati me dy të vrarë, Softa: Janë ekzekutime të mirëorganizuara! I kryejnë vrasjet në mbikalime apo nënkalime që të arratisen

Atentati me 2 të vrarë një ditë më parë në autostradën Vlorë-Fier është i mirëorganizuar dhe i ngjashëm erdhe me krimet e mëparshme të ndodhur në vend, të cilat ende nuk kanë një autor. Kështu u shpreh i ftuar në Report Tv, eksperti i kriminalistikës, Fatjon Softa, i cili tha se këto krime janë të frikshme, pasi aksionet e grupeve kriminale janë të qeta dhe të mirëorganizuara.

‘Janë atentate të mirëorganizuara dhe nga eksperienca dhe analiza na bëjnë të mendojmë se kanë lidhje me njëra-tjetrën. Është një hipotezë e cila të jep mundësinë, pasi ngjasojnë të gjitha aksionet ose vrasjet mafioze ngjasojnë me njëra tjetrën. Të gjitha kenë në thelb, një targë të vjedhur, një makinë të vjedhur, kanë përdorimin e armëve të asgjësimit masiv siç është kallashnikovi. Presin në qetësi deri sa te eliminojnë objektivin. Vijnë paralel me mjetet dhe largohen pa u ndeshur nga asnjë patrullë policie. Është një situatë që përsëritet duket sikur ka krijuar një lloj montonie ku një shoqëri po jeton me këtë lloj krimi. Është një krimi i frikshëm, pasi aksionet e tyre janë profesionale, të qeta dhe duken të mirëorganizuara. Fakti që kanë një organizim të tillë krimi është i organizuar dhe mund të ketë edhe vrasës me pagesë. Armët janë kudo, kallashnikovët vazhdojnë të jenë në territori. Nga një operacion i policisë së Tiranës u zbuluan sërish baza ku modifikohen armë.’- u shpreh Softa.

Softa u ndal të komentoje edhe vendet ku ndodhin krimet, ku deklaroi se autorët gjejnë nënkalime apo mbikalime, në mënyrë që të arratisen, sipas tij kjo ngre dyshime se këto grupe lëvizin të armatosur dhe ndjekin gjatë gjithë kohës shënjestrën, deri në momentin kur do të kryejnëekzekutimin.

‘Ngjashmëria me ngjarjen është se në dy rastet janë përdorur mbikalimet dhe nën kalimet në mënyrë të tillë që mos të hyjë në autostradë, por të largohet në rrugë të tjera. Këto kanë lëvizur me armë dhe sofistikime të tilla, duke e ndjekur gjatë gjithë kohës deri kur do të kryejnë ekzekutimin, pra lëvizin të armatosur dhe tregon se janë grupe që nuk kanë frikë burgun. Më shumë frikë kanë të mbrojnë kapitalin e tyre apo konkurrencës mes grupeve. Krimi është më i qetë me lëvizjet e tij, prandaj duhet të bëhet një analizë. Janë disa organizata të cila luftën e tyre e kanë për të kontrolluar territorin. Mosha e re që marrin pjesë dhe frika që këta grupe mund të përbëjnë bazë trashëgimie.’- tha Softa.

Atentati me dy të vrarë ndodhi mëngjesin e enjtes rreth orës 09:50 në dalje të fshatit Panaja. Të paktën tre persona morën pjesë fizikisht në ekzekutimin e 34-vjeçarit Hakim Xhezo dhe 37-vjeçari Shpati Lena. Mbi 60 plumba u qitën në drejtim të mjetit të tyre që përfundoi në kanal. Pas ngjarjes autorët ende të pa identifikuar u larguan në rrugën Levan Tepelenë dhe në afërsi të fshatit Çerven dogjën mjetin “BMW” brenda të cilit u gjetën 3 kallashnikovë. Pista kryesore ku po dyshon policia është hakmarrja për një ‘sherr banal’ për kalin pothuajse fiks 3 vite më parë që i mori jetën Arben Beqirajt në Vlorë.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bobi: 19/08/2022 17:49

    Ky Softa hiqet si ekspert neper studio duke bere bla bla bla. Te dale vete ne terren dhe ti hetije e zgjidhe keto çështje e tia shohim ekspertizen.

    Përgjigju
  • Xhungel: 19/08/2022 17:40

    Kush vret sot do vritet neser asnje nuk do te shpetoje nga hakmarrja , i flisni mendjes ju qe beni krime nuk keni shpetim do vriteni rrugeve si ata qe vrate .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'