Atentati ndaj Lulzim Kullës në Shkodër, ka bërë që Policia dhe Prokuroria e këtij qyteti të hapin dosjet e vjetra të 42-vjeçarit. Report TV mëson se hetuesit po shikojnë dosjen evrasjes së një biznesmeni gazi në Shkodër. Ai është rrëmbyar, troturuar dhe është vrarë në Shkodër, nga persona ende të paidentifikuar.

Por në kohën kur ndodhi vrasje, i dyshuari kryesor ishte Lul Kulla, por për të nuk u gjetën prova 'Vrasje' ka ndodhur në kohën kur 42-vjeçari i njohur si “I forti” i Shkodrës, u vinte gjoba biznesvee. Kush nuk paguante gjobën mujore, atëherë kërcënohej ose dhunohej. Biznesmeni i gazit i torturuar dyshohet se nuk kishte rënë dakort për pagesën e gjobës.

Gjithashtu hetuesit po marrin në konsideratë edhe faktin se ndonjë biznesmen tjetër mund të jetë hakmarrë ndaj Lul Kullës. Një pistë tjetër e rëndësishme që po hetohet ka të bëjë edhe me trafikun e drogës. Në 2016 Lulzim Kulla u arresttua për një parcel kanabis në Dukagjin. Ai bëri vetëm 6 muaj burg dhe më pas u lirua.

Nuk përjashtohet mundësia që ndaj 42-vjeçarin të jetë bërë atentat për prishjen e pazareve të drogës. Pista më e fortë thonë burime të report TV nga Policia e Shkodrës, ka të bëjë me hakmarrjen për shkak të gjobave, por ende nuk janë gjetur prova të mjaftueshme.

Lul Kulla lëvizte gjithmonë i shoqëruar në lagjen “Rus” të Shkodrës. Ai shpesh mbrohej duke përdorur makinë të blinduar. Vendi ku iu bë atentat 42-vjeçari e kishte në pronësi dhe sapo iu afrua makinës, shpërthyen 400 gr tritol.

d.c./shqiptarja.com