TIRANE- Atentati ndaj kreut të burgut të Fushë-Krujës, edhe pse ka motivuar ekspertët më të mirë të hetimit për Krime të Rënda në vend, edhe pas 48 orësh, ende nuk ka një motiv të qartë e aq më pak autorë që kanë porositur apo kanë kryer shpërthimin e telekomanduar. Ditën e djeshme janë mbledhur pikërisht krerë të Policisë dhe të Prokurorisë për të analizuar fakte dhe prova në lidhje me ngjarjen e rëndë, ndërkohë që sipas të dhënave të fundit saktësohet se janë kërkuar kamerat e bizneseve në afërsi të shtëpisë së Arben Sulojt.

Mirëpo të dhënat, nuk flasin për sekuestrimin e të gjitha kamerave të rrugës që ka përshkruar mjeti i shënjestruar, kur saktësohet se dyshimet flasin se mjeti nga ku është kryer shpërthimi të ketë qëndruar shuma afër makinës së drejtorit të burgut të Fushë-Krujës.