MILOT- “Ngjarja na ka shokuar. Ne nuk kemi pasur konflikt me asnjeri. I kërkoj qeverisë Rama, që të vihet drejtësia në vend”. Kështu ka deklaruar ditën e djeshme, xhaxhai i vëllezërve Prendi në një prononcim për median. Gjovalin Prendi u shpreh se, nuk kanë pasur asnjë konflikt dhe i kërkon qeverisë të zbardhë vrasjen dhe të vihet në vend drejtësia. “I lutem me shpirt qeverisë Rama që të zbardhë ngjarjen” është shprehur xhaxhai i dy vëllezërve Prendi. Ai deklaroi se nuk kanë pasur probleme apo konflikte me persona të tjerë.
“Nuk i kemi kujt borxh, ngjarja na ka shokuar” u shpreh Prendi. Ai nuk ka mundur të vendos gishtin mbi asnjë person, ndaj dhe i ka kërkuar policisë të identifikojë autorët. “Nuk dyshojmë për asnjë person, pasi djemtë nuk kanë pasur konflikte. Ngjarja na ka shokuar sepse janë tre nipa, dy të vëllait dhe një i motrës, jemi të merzitur shumë për atë çfarë ka ndodhur” shtoi Prendi. Ndërkohë që edhe banorët e zonës ku jetonin viktimat janë shprehur të shokuar nga ngjarja. Ata janë shprehur se, vrasja e dy djemve të rinj është një krim i rëndë, ndërsa kërkuan nga shteti identifikimin e autorëve.
Sipas tyre, djemtë ishin të qetë dhe nuk kishin probleme në zonë. Mësohet se sëbashku me tre personat, në automjet ndodheshin edhe dy të tjerë të cilët kanë zbritur pak minuta para atentatit. Dy kushërinjtë e viktimave zbritën rreth 50 metra pa mbërritur në vendin ku ndodhi krimi. Policia tha se vdekja e dy kushërinjve ka qenë e menjëhershme për shkak të plumbave që kanë depërtuar në organet e tyre jetësore.
Në jetë është gjetur Aurel Prendi i cili u transportua me urgjencë në spital, nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë. Aureli ndodhej në sediljen e pasme, ndërkohë që autorët kanë hapur zjarr para automjetit, duke bërë që plumbat të prekin drejtuesin Klodian Ndreca dhe pasagjerin në krahë të tij Taulant Prendi-n, të cilët gjetën vdekjen e menjëhershme. Burime nga policia thanë se pritet përmirësimi i gjendjes së Aurel Prendit, me qëllim që të merret në pyetje për të zbardhur mekanizmin e ngjarjes. Megjithatë, aktualisht gjendja e 21-vjeçarit Prendi, është kritike dhe mjekët po përpiqen për t’i shpëtuar atij jetën.
Policia bëri të ditur se pranë vendit të ngjarjes, janë gjetur edhe armët, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët. Ato janë dërguar për ekzaminime balistike, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe gëzhojat e gjetura pranë automjetit të sulmuar. Blutë e Lezhës bënë të ditur se po punojnë intensivisht për të zbardhur konfliktet e viktimave me persona të tjerë, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorëve, të cilët dyshohet se pas vrasjes së dyfishtë u larguan me një automjet në drejtim të rrugës së “Kombit”.
Shkrimi u publikua sot (21.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com