TIRANE - Ndryshe nga sa u deklarua në fillim nga policia se efektivi i Grupit të Operacioneve Speciale Roland Meta ka qëlluar me dashje në drejtim të viktimës Artur Baze allias Arianit Sterjo, prokuroria e Tiranë pas një analize të provave hetimore, ka modifikuar akuzën e “vrasjes me dashje” në “Vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes së nevojshme”.
Pritet që me këtë akuzë, prokuroria do paraqitet në seancën gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë, e cila ka shumë gjasa që të zhvillohet në ambientet e spitalit, aty ku dhe aktualisht po mbahen i shtruar dhe nën ruajtjen e efektivëve të policisë, efektivi i GOS Roland Meta. Sipas burimeve të prokurorisë së Tiranës polici i plagosur ka qëlluar teksa ka parë autorin e krimit të hapë zjarr në drejtim të mikut të tij Pajtim Serjani ose siç njihet ndryshe në kryeqytet me nofkën “Pajtim Gabeli”.
/Shqiptarja.com

Dy atentate në Tiranë, shpëton Shullazi, polici vret atentatorin
PS: Sulmoni policine