7 është numri i personave të shoqëruar për atentatin ndaj 33-vjeçarit Romeo Meçaj, një ditë më parë në Vlorë, pranë stadiumit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se personat kanë qenë dëshmitare në lokalin afër ku ka ndodhur ngjarja. Po sipas të njëjtave burime, mbi 33-vjeçarin është qëlluar 15 herë, ndërsa në vendngjarje janë gjetur 12 gëzhoja kallash. Sipas burimeve nga policia në atentat mendohet se kanë marrë pjesë më shumë se dy persona.
Personat kanë qënë të fshehur në afërsi të pallatit të sportit, kur ka ardhur makina. Autorët që prisnin 33-vjeçarin, kishin dijeni për lëvizjet e tij. Nga ana tjetër policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në një biznes lokal. Pistat kryesore të hetimit janë pazaret e drogës, pa përjashtuar konfliktet mes grupeve që merren me lëndë narkotike midis Spanjës dhe Belgjikës.
Romeo Meçaj, 33 vjeç, mbeti i plagosur rëndë, në një atentat mafioz pranë stadiumit “Flamurtari” në Vlorë. 33-vjeçari po lëvizte me makinën tip “Land Rover” kur në drejtim të tij u shkrehën plumba kallashnikovi. Si pasojë e të shtënave, makina në lëvizje e të plagosurit përplasi disa mjete në afërsi, ndërsa nuk pati të tjerë të lënduar. Pas të shtënave ata u larguan me shpejtësi, ndërsa dogjën automjetin e tyre në zonën e quajtur “Shtatë Pallatet”, pranë Ujit të Ftohtë. Makina rezulton me targa të vjedhura. Pas këqyrjes, policia gjeti dhe sekuestroi brenda saj, dy kallashnikov të djegur, të cilët dyshohet se u përdorën për të qëlluar në drejtim të 33-vjeçarit Meçaj.
Romeo Meçaj jetonte në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, ndërsa akoma mbetet e paqartë arsyeja e tentativës për ta eliminuar. Si pasojë e të shtënave, gjendja e tij paraqitet serioze, ndërsa është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Mësohet se plumbat e kanë kapur në afërsi të kraharorit dhe në gjymtyrët e poshtme.
Lebër hesapi,rracë muti, barinj e hajduta. I bënë tema pas '90!
PërgjigjuPo dihet kush i qellon po nuk duan ti kapin coke qori me camin e init dhe dirushi po te doje policia e kap lepurin me qere po jane te koruptu o Nano po crenjose ate policin e vlores nga themelet se eshte turp te vriten njerzit se ri me ate e pse flete me ateapo pse me shikon
Përgjigju