TIRANË- 12 orë pas atentatit ku mbeti i plagosur efektivi i policisë Vilion Cakollari, hetuesit ende skanë mundur të identifikojnë autorin e ngjarjes. Foto që shihni i përket 37 vjeçarit mbi të cilin mbrëmjen e djeshme u qëllua 3 herë me pistoletë duke e plagosur në hyrje të banesës së tij në rrugën “Irfan Tomini” në kryeqytet.

vilion sakollari
(I plagosuri Viljon Cenkollari)

Pas ndërhyrjes mjekësore Cakollari është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa mësohet se dëshmia e tij s'ka mundur ti shërbej hetuesve për të krijuar prova për gjetjen e autorit.

“Nuk kam parë gjë, vetëm kam dëgjuar krismat dhe jam rrëzuar në tokë në hyrje të pallatit” mësohet të jetë shprehur Cakollari për kolegët e policisë të cilët po hetojnë atentatin.

Policia ka përjashtuar mundësinë që ngjarja të lidhet me detyrën ndërsa po heton një pistë të vjetër ku familja Cakollari është e përfshirë në një konflikt.

Burime nga policia e Tiranës i thanë Report TV se vëllai i Laurent Cakollari është i dënuar me 23 vite burg për një vrasje të kryer në vitin 1998 dhe prej 5 vitesh vuan këtë dënim në Shqipëri pasi është esktraduar nga jashtë vendit.

37 vjeçari që shihni në këtë fotot efektiv policie prej disa kohësh ishte bërë pjesë e administratës së parkut të automjeteve ku shërbente si shofer.