Një atentat me armë zjarri tronditi mbrëmë qytetin e Elbasanit, ku disa persona që udhëtonin me një automjet tip BMW qëlluan disa herë ndaj 38-vjeçarit Qani Alibeaj nga Peqini dhe jo shumë kohë pas ngjarjes, policia e Elbasanit ka arritur që të identifikojë dhe shpallë në kërkim autorin ë kësaj ngjarje.
 
Ai është XH.R,  20 vjeç,  i njohur nga blutë si person me precedent të mëparshëm penal, pasi më parë ai ka qenë  i  dënuar  për  veprën  penale “Plagosje  e  rëndë  me  dashje  dhe  armëmbajtje  pa  leje”.
 
Sipas uniformave blu, në  lagjen  “Visarion  Xhuvani”,  për   motive  të  dobëta,   dyshohet  të  ketë  plagosur  me  armë  zjarri  shtetasin   Q.A,  42   vjeç, i cili  u  dërgua  menjëherë  në  Spitalin  Rajonal  Elbasan   dhe   ndodhet  jashtë  rrezikut  për  jetën.
 
Policia shton se, grupi  hetimor,  ka  gjetur  dhe  sekuestruar   në  vendngjarje,  në  cilësinë  e  provës   material një  gëzhojë   model  54,  me  kapsollë  të  goditur.
 
Plagosja me armë zjarri ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën "Rinia", jashtë një lokali, ku pas atentatit autori është larguar me shpejtësi në drejtim të qendrës së qytetit.
 
Sipas mjekëve, Alibeaj kishte marrë një plumb në kofshë,por ekspertët ende nuk kanë arritur që të zbardhin shkaqet e kësaj ngjarje. 

Në polici, dëshmitarët mësohet se kanë deklaruar se,  autorët e ngjarjes nuk kanë zbritur nga makina, por kanë qëlluar nga brenda saj në drejtim të 38-vjeçarit.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)