TIRANE - Ish boksieri Ardian Levanti, është ekzekutuar me 7 plumba pistolete pak pas mesnatës së të enjtes,(26.04.2013). Atentati ndodhi në katin e shtatë të pallatit ku banonte, në zonën e Unazës së Re në Tiranë në orën 24:30.

Sipas të dhënave të gazetarit të TV A1 REPORT!  Arsen Rusta mendohet se autori (ose autorët) ka ndjekur pas viktimën deri në katin e shtatë të pallatit dhe më pas e ka qëlluar me 7 plumba pistolete.

Sot paradite policia njoftoi se disa orë pas krimit është bërë i mundur identifikimi dhe shoqërimi i të dyshuarit si autor. Ai është Pjetër Gjini dhe vrasja mendohet se ka  ndodhur për hakmarrje. Gati një muaj më parë i vëllai i viktimës kishte plagosur vëllanë e autorit po në zonën e Unazës së Re.  

TMERRI NE PALLAT
Të shtënat e pistoletës në mes të natës dhe për më tepër brenda në pallatin e tyre, kanë tmerruar banorët, të cilët për disa orë kanë përjetuar panik dhe frikë. Autori është larguar duke përfituar nga një rrugicë e errët mes pallateve. Zona ku ka ndodhur krimi ka shumë pallate.

IDENTIFIKOHET NJE AUTOR, PISTA E HAKMARRJES

Menjëherë pas vrasjes policia informoi se kishte identifikuar autorin e dyshuar dhe e kishte shpallur në kërkim. Policia deklaroi sot paradite se po punohet në disa pista hetimi, por dyshohet se ngjarja është e lidhur me plagosjen e shtetasit Zef Gjovali Gjini ndodhur më datë 18.03.2013 në lagjen Unaza e Re Tiranë, me autor shtetasin Marjan Levanti (vëllai i viktimës Adrian Levanti).

VIKTIMA I DENUAR PER GRABITJE
Adrian Levanti ishte një person me precedentë penal. Disa vite më parë është dënuar me burg për grabitje dhe informohet se vetëm kohët e fundit kishte dalë nga burgu. Flitet se në këtë atentat autori mund të mos ketë vepruar vetëm, mund të ketë qenë me të vëllanë, por këto janë detaje ende të pakonfirmuara.

DEKLARATA  E POLICISE SOT NE ORA 10:00

Strukturat e Hetimit të Krimeve të Rënda të Policisë së Kryeqytetit brenda pak orësh, në sajë të një pune intensive hetimore, bënë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e autorit të dyshuar të vrasjes, së ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, të shtetasit Adrian Levanti, 28 vjeç, me banim në Tiranë, i proçeduar disa herë më pare për vepra të ndryshme penale.

Ngjarja ka ndodhur rreth orët 24.30’ të ditës së sotme në zonën e Unazës së Re në Tiranë, përgjatë momenteve ku viktima po shkonte për në banesë. Menjëherë në vendngjarje shkoi grupi hetimor duke kryer veprimet e para proceduriale dhe aministruar provat, me synim zbardhjen e rrethanave të të kësaj ngjarje.
Gjatë ecurisë së hetimit, Grupi Hetimor i përbërë nga Specialistë të Drejtorisë së Krimeve të Rënda, Ekspert Kriminalist, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, po punojnë në disa pista hetimi, por dyshohet se ngjarja është e lidhur me plagosjen e shtetasit Zef Gjovali Gjini ndodhur më datë 18.03.2013 në lagjen Unaza e Re Tiranë, me autor shtetasin Marjan Levanti (vëllai i viktimës Adrian Levanti). Aktualisht, falë angazhimit maksimal të strukturave të policisë është realizuar shoqërimi i njërit prej autorëve të dyshuar në qytetin e Rrëshenit, ku gjeneralitet e të cilit nuk mundt t’i bëjmë publike për arsye të hetimit. Materialet do t’i referohen Prokurorisë për konsumim të veprës penale të “Vrasjes me paramendim ” të prashikuar nga nenet 78/1 të Kodit Penal.

Lajmi në përditësim e sipër, fillimisht u publikua në orën 00: 45 dhe më pas u përditësua në orën 07:00


Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)