Atentati ndaj 'Audi-t' të blinduar në Bushat, shoqërohet disa orë në polici Safet Bajri, më pas lihet i lirë

Atentati ndaj 'Audi-t' të blinduar në Bushat, shoqërohet disa orë në polici Safet Bajri, më pas lihet i lirë

Është shoqëruar në policie Safet Bajri. Sipas burimeve për Report Tv, ai është ndaluar me një makinë të blinduar teksa po lëvizte në zonën e Lezhës dhe është dërguar menjëherë në komisariatin e Shkodrës. Bajri është shoqëruar për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen e pak ditëve më parë në Bushat, ku u qëllua me breshëri plumbash në një mjet të blinduar ‘Audi’, por nuk pati të lënduar.

Por avokati i tij Sokol Tahiraj, thotë se Safet Bajri është shoqëruar për një verifikim e më pas është lënë i lirë.

‘Dua të ritheksoj se nuk ka lidhje me atentatin dhe as me shënjestrën e atentatit dhe asnjë person të person të përfshirë në këtë atentat.’- tha Tahiraj në një reagim për gazetarët, duke përgënjeshtruar lajmin.

Për ngjarje policia ka shpallur në kërkim dy vëllezërit Andrea e Aleksandër Prendi nga Bushati, ndërsa në kërkim burime thonë se është edhe kushëriri i tyre.

Të paktën dy persona mendohet të kenë qenë brenda Audit të blinduar, kur ndaj tyre është qëlluar me breshëri kallashi. Për shkak të hetimeve, blutë e Shkodrës nuk bëjnë me dije identitetin e personave ndaj të cilit ishte planifikuar atentati, por dyshohet se në mjetin e blinduar ishte dhe një personazh i botës së krimit i shpallur në kërkim. Ndaj dy vëllezërve rëndon akuza e “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”.

Dyshohet se mes dy grupeve ka pasur edhe shkëmbim zjarri, pasi në automjetin e vëllezërve Prendi janë gjetur gjurmë plumbash, çka ka ngritur edhe dyshimet për shkëmbim zjarri. Sipas mediave online, besohet se njëri nga vëllezërit Prendi ka qëlluar me automatik, duke lëvizur me një motor. Ndërsa dy persona të tjerë kanë lëvizur me një automjet “BMW” e cila më pas është gjendur nga policia i braktisur. 

Ndërkohë, dy personat që lëviznin me Audin me targa gjermane nuk kanë pësuar asnjë dëmtim. Policia është e rezervuar në dhënien e informacioneve, ndërkohë që dy personat brenda Audit, të cilët i ka identifikuar, nuk i përmend as si persona në kërkim as të ndaluar, çka lë dyshime që edhe ata të kenë braktisur në rrugë Audi-n, e të jenë larguar, me një tjetër automjet që dyshohet se e kishin për mbështetje.

Burime jo zyrtare thonë personat me Audi po shkonin tek vëllezërit Prendi për një konflikt të dyshuar mes tyre, por janë pritur me armë zjarri.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ska shtet: 04/09/2024 09:45

    Polici e korroptume polici frikacakee sasht me ba asigja me qytetart e thjesht bajn si hora kurse me horat bajn si pulaa ,dorzone krejt uniformen ma mir se me ju ba ikshu . Kry javet tu ndrru blindat ikaq bicikleta skena nshpi . E bat kyt popull me ik u zbarz qyteti Shkodres

    Përgjigju
  • maksi: 04/09/2024 06:53

    KETA duhen te jene familja e forte e liceve....po bere krime ruaju se te vjen plumbi pas qafe....pa e kuptuar fare,, me silenciator...

    Përgjigju
  • ilo: 04/09/2024 01:56

    AKOMA ESHTE GJALLE KY BAJRI...ME GJITHE ATO KRIME.....

    Përgjigju
  • Ani: 03/09/2024 23:05

    Keta si fis kan 100 hasmerina , habitem si dalin tan diten edhe pse me blinda dalin tan po ku I dihet

    Përgjigju
  • Foto e vjeter: 03/09/2024 22:43

    Shkoni te instagram i atdheut e merrni ndonje foto te re se ka ndryshu shum

    Përgjigju
  • Rranza: 03/09/2024 20:09

    Takim me B N nlezhe dmth

    Përgjigju
    • Eri: 03/09/2024 21:06

      Ben noka aa

    • Dubai: 03/09/2024 20:39

      Ben Ndoka nuk eshte ne Lezhe e ska ma fuqi. Edhe per me vra Bamin u desh me e nimu dhendri injorant i tij.

  • Rrapo: 03/09/2024 19:36

    Sa pun paska peshkimi ne shkoder dy blinda per nje jav me peshkim bravo besoj jà Kan ktbyer prap nlindin mbrapsh do e ket me leje peshkatar bisnes eshte

    Përgjigju
  • Rranxanjori: 03/09/2024 19:28

    Po përsonat me audi të blinduar pse nuk janë shpadhur në kërkim? Pse policia e Shkodër janë një me to të audit!

    Përgjigju
  • kirasi: 03/09/2024 19:23

    dit e numrume i ke

    Përgjigju
    • PER RUSIN: 04/09/2024 07:19

      Muhameti asht edhe i marr edhe frikacak mor burre Sa here ka ken tu e lan zemra prej frike Zagari plak gjuetar nuk bahet

    • per rusin: 03/09/2024 23:13

      po po kam lajme te sigurta asht ba muhamedi i keq shum don me xan venin e sollaksit me ba emer edhe asht tu e rujt shum ai abedini edhe 2 bajramat

    • Kikiriku: 03/09/2024 21:56

      Shko pi bravo e ha kikirike

    • rusi: 03/09/2024 21:27

      sma merr mendja

  • Artan Hoxha: 03/09/2024 18:24

    Safeti nuk ka qene ne Rranxa hic fare ate nate. Ne ate ore ai del me nje varke te vogel per te peshkuar ne liqen. Dhe te mos harrojme qe Safeti per te dale nga burgu i ka premtuar drejtesise qe nuk do merret me me krim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë