Transaksione kolosale cash, zbulohet dosja 'Martinaj' për pastrim parash

Transaksione kolosale cash, zbulohet dosja 'Martinaj' për pastrim parash

Foto ilustruese

Për herë të parë, ndaj Ervis Martinajt është regjistruar një procedim penal në vitin 2013. Një qytetar ishte ankuar pasi kishte fituar një bast. 

Por papritur koeificenti ishte bërë 1 dhe fitimi i tij ishte zeruar. Referuar dëshmive të kohës, pika kontrollohej nga Martinaj përmes shoqërisë “Albania Baste Live”. Në vitin 2018 ai u dënua me 200 mije lekë gjobë për “organizim të llotarive të palejuara”.

Një hetim i ngjashëm u çel edhe në vitin 2018 kur Martinaj u plagos në masakrën e bllokut, ngjarje për të cilën do të zbulojmë detaje të papublikuara më parë pak më poshtë. Në atë kohë, ai u hetua edhe për pastrim parash. 

Qarkullimi i parave mes kompanive familjare të Martinajt kapte vlerën mbi 1.5 milionë euro. Në fakt, dyshimet ishin se qarkullimi i vërtetë ishte dhjetëra milionë euro. Origjina e parave të përdorura për blerje pasurish apo transaksionesh bankare është e panjohur siç zbulohet në dosjen hetimore që Inside Story disponon.

“Ervis Martinaj prej vitit 2009 dhe në vijim ka blerë pasuri ne vlera te konsiderueshme. Mënyra e shlyerjes është CASH, burimi i të ardhurave është i papërcaktuar dhe nuk mund të justifikohet me burimet e ligjshme që ka ky shtetas".

Nëse analizojmë me vëmendje transaksionet e renditura në dosjen hetimore, shihet se për gjithçka Martinaj operonte cash.

Në prill të 2014 ai deklaroi se siguroi 10 milionë lekë nga shitja e aksioneve të “Albania Baste Live”. 

Blerësi në atë kohë ka deklaruar se paratë i siguroi nga biznesi i tij dhe të ardhurat e mbledhura ndër vite. Por nga informacionet e marra në sistemin tatimor, do të zbulohej se kjo ishte një skemë mashtrimi.

Blerësi i identifikuar Kola Paluka, që sot ka ndërruar jetë, nuk kishte kryer kurrë një aktivitet tregtar. Ai figuronte i punësuar vetëm 5 muaj në shoqërinë “Albania Baste Live” të Martinajt siç zbulohet në dokumentet hetimore që Inside Story disponon.

Rrjeti i bizneseve të tij po shtohej me ritme të shpejta dhe në vitin 2012 ai çel shoqërinë ALBA Communication që pezulloi aktivitetin në vitin 2017.

Bisnesi i radhës do të regjistrohej në emrin e nënës së tij, e regjistruar si pronarja e një Bar- Kafe në vitin 2012. 

Ajo që bie në sy nga të dhënat është se statusi i kësaj Bar-Kafeje është çaktivizuar më 16 gusht 2022. Pra vetëm 6 ditë pasi familja e Ervis Martinaj ka denoncuar zhdukjen e tij në polici.

E njëjta procedurë pezullimi u ndoq edhe për një tjetër biznes në emrin e nënës së tij që ishte themeluar në vitin 2013. Ndërkohë, në vitin 2018 çeli aktivitetin një kompani ndërtimi e cila rezulton në emrin e babait të Ervisit.

Ajo që bën përshtypje është fakti se të gjitha bizneset e stacionuara në Tiranë, kanë pasur si adresë rrugën “Him Kolli” në Tiranë. Kjo, nuk është rastësi. 

Ajo zonë njihet si bastioni i bosit të krimit të organizuar Emiljano Shullazi, që sot ndodhet prapa hekurave për gjobëvënie, kërcënime dhe së fundi i akuzuar edhe për vrasje. 

Për ata që i njohin historinë, dihet afrimiteti që kanë pasur përherë Ervis Martinaj dhe Emiljano Shullazi. Kjo u bë publike në vitin 2017 kur Martinaj u denoncua se kërcënoi biznesmenin Ylvi Beqja për llogari të Shullazit që ndodhej në qeli./TCH

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Evi: 01/10/2022 00:12

    Everest troka nga vlora e di ku ndodhet ervis martinaj e sigurte..lajm i dal nga zyrat e PD ne vlore.

    Përgjigju
  • vlonjati: 29/09/2022 07:34

    Me falni por nje gje nuk e kuptova, a eshte denuar dhe a ka bere burg ndonjehere ky Martinaj ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Berisha me zë Gazi!

Berisha me zë Gazi!