VLORE- Rreth 20 persona janë shoqëruar në komisariatin e Vlorës, për t’u marrë në pyetje lidhur me atentatin me eksploziv të vendosur në automjetin e kryetarit të Komunës Qendër në Vlorë, Fredo Berberi mesditën e djeshme. Burime nga policia e Vlorës, i kanë thënë korrespondentit tonë se pista kryesore e hetimit është ajo për shkak të detyrës por nuk përjashtohet as pista e hetimit të konflikteve për pronën.
Pas shoqërimeve të 20 personave ende nuk ka persona konkretë të dyshuar. Ndërkohë Fredo Berberi ndodhet i shtruar në reanimacionin e Spitalit të Traumës në Tiranë dhe mjekët thonë se gjëndja e tij shëndetësore është e rëndë.
Blutë e qytetit bregdetar gjetën një copë të kartës së telefonit, e cila ka aktivizuar shpërthimin me telekomandë të bombës me stil C4. Lënda plasëse ishte vënë në mjetin e tip Fuoristradë “Mercedes-Benz” me targa AA167DV, ngjyrë të zezë, ndërsa po udhëtonte drejt Skelës.
ORA 12:00 SHEFJA E PAVIONIT TE TRAUMES: GJENDJA E RENDE, S'MUND TE THEMI NESE ESHTE JASHTE RREZIKUT PER JETEN
Shefja e pavionit të Traumës,Lida Shoshaj thotë se gjëndja shëndetësore e Fredo Berberit mbetet e rëndë dhe nuk mund të thuhet momentalisht nëse është jashtë rrezikut për jetën apo jo. “Ka plagë të shumta. Prezencë të trupave të huaj që u gjendën në pjesë të shumta të trupit. Ndodhet në mjekim intensiv. Po menaxhojmë ecurinë e mëtejshme të tij. I është dhënë gjithë ndihma e nevojshme. Ka dëmtime masive. Lokalizimi i dëmtimeve si në zorrën e trashë, hematomat e mëdha që janë në bark nuk më lejojnë të them momentalisht që është jashtë rrezikut për jetën, ka dëmtime që kanë përqindje shuëm të lartë rreziku.
ORA 10:00 MJEKET: NDERHYRJA KIRURGJIKALE ZGJATI 6 ORE
Mjekët e Spitalit të Traumës thanë për A1 Report se gjëndja shëndetësore e Fredo Berberit është e rëndë. Ai i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale e cila ka zgjatur 6 orë. Ndërhyrja kirurgjikale ka nisur në orën 11:30 dhe ka përfunduar në orën 05:30 minuta.
Aktualisht Berberi ndodhet në reanimacion dhe mjekët vlersësojnë se gjëndja e tij shëndetësore mbetet e rëndë.
“Do të analizohet gjëndja shëndetësore dhe parametrat jetikë dhe do të dalim m e një komunikatë për median”. Gjatë paradites pritet që në spital të shkojë dhe kreu i PD-së Lulzim Basha.|
ORA 09:30 AUTOMJETI I BERBERIT PERDOREJ DHE NGA JURISTI I KOMUNES
Policia e Vlorës si dhe ekspertë të kriminalistikës kanë mbajtur të rrethuar aksin kryesor të qytetit, si dhe vendin e ngjarjes
Trafiku ka qëndruar i devijuar deri rreth orës 20.00 të mbrëmjes.
Burime nga ana e policisë së Vlorës bëjnë me dije se janë marrë në pyetje rreth 20 persona, kryesisht familjarë dhe miq të afërt të Berberit, sipas rrëfimeve të të cilëve mësohet se Berberi nuk ka pasur asnjë konflikt personal ndërsa askush nuk ka djeni për ndonjë konflikt të ditëve të fundit.
Automjeti me të cilin udhëtonte Berberi përdorej edhe nga juristi i komunës. Gjatë orëve të natës në të gjitha akset kryesore e dytësore të qytetit , forcat e rendit dhe FNSH kanë ndërmarrë një aksion dhe kanë mbajtur të monitoruar situatën në qytetin e Vlorës. Ende nga ana e uniformave blu nuk ka një komunikim zyrtar për motivet e ngjarjes që tronditi qytetin mesditën e të hënës.
SKEMA E NJËJTË ME ATË VRASJES SË KONOMIT
Gazetari Mariglen Mulla shkruan sot në gazetën 'Shqiptarja.com' print se me stilin e lëshimit të mesazhit për këdo që nxjerr problem për pronat në bregdet, makinës së Fredo Berberit, kryekomunarit të Qendrës në Vlorë i’u vu rreth 100 gramë tritol me qëllim eleminimin fizik të funksionarit të PD.
Për fat të mirë 54-vjeçari Fredo Berberi, 2 orë pas mesditës së djeshme, i shpëtoi vetëm me plagosje këtij atentati, teksa blutë e qytetit bregdetar gjetën një copë të kartës së telefonit, e cila ka aktivizuar shpërthimin me telekomandë të bombës me stil C4. Lënda plasëse ishte vënë në mjetin e tip Fuoristradë “Mercedes-Benz” me targa AA167DV, ngjyrë të zezë, ndërsa po udhëtonte drejt Skelës.
Njëlloj si në rastin e vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi, porositësit dhe autorët, kishin menduar që shpërthimi të ndodhte në mes të qytetit, pranë Poliklinikës dhe në orar ku ka fluks njerëzish.
Ende s’dihet gjë konkrete rreth motiveve të kësaj ngjarjeje të rëndë, porse Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, për “A1 Report”, theksoi se gjendja e kriminalitetit në Vlorë është e rënduar për shkak të konflikteve dhe se grupe të mirëorganizuara kriminale që janë edhe ndërkombëtare që organizojnë ngjarje të tilla. Njëkohësisht, si pistë kryesore dhe ajo më e forta për grupin hetimor, mbetet konflikti për shkak të pronave.
Tashmë hetimet janë përqendruar në gjetjen e të gjitha elementeve që mund të çojnë në zbërthimin e mekanizmit të ngjarjes, duke nisur nga personat që vunë tritolin në makinë, për të rënë në gjurmë të porositësve.
Autorët duket se kishin zbatuar skemën e ngjashme të atentateve, duke e vendosur bombën me telekomandë poshtë gomës së Fuoristradës.
Dëshmitarët pohuan për “Shqiptarja.com” se dëgjuan shpërthimin e më pas panë ecjen e çorientuar të mjetit që u përplas me 2 makina, që ishin të parkuar. Autoambulanca erdhi brenda pak minutash dhe dërgimi në kohë në spitalin rajonal mundësoi shmangien e përkeqësimit të gjendjes.
Blutë e Vlorës thanë zyrtarisht se “Në lidhje me këtë ngjarje është ngritur menjëherë një Grup i Posaçëm Hetimor, në përbërje të të cilit janë edhe Prokurorë të Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë dhe Ekspertë Kriminalistë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Vlorës”.
Burime konfidenciale të Policisë lokale thanë se nga kqyrja e vendit të ngjarjes u gjet një pjesë e kartës së celularit, e dyshuar si pjesë e mekanizmit shpërthyes të lëndës eksplozive.
Ky element vlerësohet si një provë e rëndësishme e procesit hetimor dhe për këtë, pjesa e gjetur e kartës do t’i nënshtrohet një procesi ekzaminimi shumë të detajuar, në bashkëpunim edhe me kompanitë celulare.
Berberi u nis rreth orës 16.00 nga Vlora dhe rreth orës 18:20 mbërriti në spitalin e Traumës, ku u vizitua nga deputetë të forcës së tij politike dhe ata të PS-së.
Ndërkaq, në dalje të spitalit, pasi uroi shërimin e plotë të kryekomunarit të Qendrës, deputetja vlonjate, socialistja Valentina Leskaj tha se “Nëse Patozi dhe Berisha e kanë seriozish që janë në krah të luftëtarëve ndaj krimit, të denoncojnë publikisht. Unë jam e sigurtë që me punën që po bën policia, kriminelët do të vihen përpara drejtësisë”.
AKUZAT DHE KUNDËRAKUZAT PËR MARRJET E TOKAVE
Në youtube, në janar 2011 u hodhën 2 video. Nëse klikohet linku http://www.youtube.com/watch?v=7AECDvaxN4g, shihet se banorët e fshatit Panaja akuzonin Fredo Berberin se Genc Koka, ish-drejtor i ARMOS mori 5 mijë metra tokë. Më tej Ilir Xhuveli, kunati i Berberit mori 5 mijë metra, Petrit Shehu, kunati i Ardi Kollozit mori 17 mijë metra, Artan Licaj kandidat i Këshillit Bashkiak mori 20 mijë metra, Kujtim e Gëzim Petani 8 mijë metra, Ilirjan Hasani, ish-drejtor i Policisë Bashkiake mori 5 mijë metra.
Ndërkaq, ish-shefi i Rendit Eduard Sulejmani mori 5 mijë metra, Thanas Taco, kunati i tij, 5 mijë m dhe vajza e xhaxhait, Rolanda Balliu mori 6 mijë metra tokë. Në linkun http://www.youtube.com/ëatch?v=nPIKykjbhRE gjenden kundërakuzat.
Redaksia Online
(Mariglen Mulla, Armando Xhelili, Jerola Zijaj/sg/es/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VD/Akuzat ndaj Fredo Berberit, korrupsionin me pronat