Gjatë 24 orëve të fundit policia e Vlorës ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të atentatit me eksploziv të kryetarit të komunës Qendër në Vlorë, Fredo Berberi, një ditë më parë në bulevardin “Ismail Qemali”. 

Deri tani janë shoqëruar në komisariat rreth 20 persona, kryesisht familjarë dhe miq te afërt të kryekomunarit, Berberi. Policia po punon në pistën se shpërthimi mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës, por nuk përjashtohet dhe ndonjë mundësi tjetër. 

Ndërkohë trafiku në zonën Vlorë-Skelë ka qëndruar i devijuar deri rreth orës 20.00 të natës së mbrëmshme, pasi policia e Vlorës dhe ekspertë të kriminalistikës kanë mbajtur të rrethuar aksin kryesor të qytetit, si dhe vendin e ngjarjes. Sipas policisë, automjeti i Berberit përdorej edhe nga jurisiti i komunës, megjithatë vijonë hetimet për sqarimin e ngjarjes.

policia ne vlore naten me logo
(Në foto: Kontrollet e policisë gjatë natës)

Redaksia Online
(sg/a.ç/shqiptarja.com)