VLORË - Punonjësit e Komunës Qendër në Vlorë, kanë thënë se, shkak i atentatit ndaj kryekomunarit të tyre, Fredo Berberi dyshohet të jetë detyra që ai ka. Duke folur për A1 Report, nënkryetari i komunës, Piro Mici ka deklaruar se, “atentati ndaj Berberit dyshoj për shkak të punës”.
 
“Unë nuk kam vërejtur asnjë rast negativ në punën e Berberit si kryetar”, ka deklaruar Mici. Ndërkaq, punonjësit e komunës kanë dënuar aktin ndërsa kanë deklaruar se, Berberi sillej mirë me ta dhe ishte korret me njerëzit.
 
Për këtë ngjarje ka reaguar edhe kreu i PS-së së Vlorës, Xhevahir Çeloaliaj. Duke folur në lidhje me këtë ngjarje, ai e ka dënuar duke e çuajtur një akt të rëndë që krijon një opinion negativ në gjithë shoqërinë.
 
“Jam i kënaqur që Berberi është jashtë rrezikut për jetën dhe kërkoj që autorët të vihen para drejtësisë. Policia duhet të ndërpresë këto aktivitete kriminale që po ngjallin pasiguri”, ka thënë për A1 Report, kreu i socialistëve të Vlorës.
 
“Është e rëndë që ngjarja të përdoret politikisht”, ka theksuar në fund të fjalës së tij, kreu i PS-së së Vlorës, Xhevahir Çeloaliaj.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)