Atentati ndaj Blerim Preçit në Lezhë, prishja e pazareve të drogës pista kryesore e hetimit! Pamjet e kamerave të sigurisë dërgohen për ekzaminim

Atentati ndaj Blerim Preçit në Lezhë, prishja e pazareve të drogës pista kryesore e hetimit! Pamjet e kamerave të sigurisë dërgohen për ekzaminim

Blerim Preçi

Automjeti tip "Audi" ngjyrë gri i përdorur nga autoret në atentatin e dështuar ndaj kushërinjve Preçi nga Miloti është filmuar nga kamerat e sigurisë të bizneseve përgjatë autostradës Lezhë-Milot, por nuk është arritur ende të identifikohet targa e mjetit. "A kam plumba në kokë?" Ky ishte reagimi i parë i Blerim Preçit, pak pas atentatit. Report Tv siguroi videon pak pasi i riu bashkë me kushëririn e tij, i kishin shpëtuar mrekullisht plumbave.

Pamjet filmike nuk janë të qarta dhe do të dërgohen për ekzaminim të specializuar në Tiranë. Ndërkohë referuar pamjeve filmike bëhet me dije se autorët i kanë ndjekur lëvizjet e kushërinjve Blerim dhe Klisman Preçi, dhe në zonën e Ishull-Lezhë, automjeti tip Audi është bërë njësh me foristradën dhe nga sedilja e pasme një person ka hapur zjarr, duke qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të kushërinjve Preçi.

Burime nga prokuroria e Lezhës, bëjnë me dije se pista kryesore e hetimeve është përqendruar tek prishja pazareve të drogës mes grupeve në vendet e Bashkimit Evropian, ku jeton Blerim Preçi bashkë me të vëllanë. 28-vjeçari kishte pak ditë që ishte kthyer nga Belgjika ndaj një nga pistat kryesore në të cilën po heton policia është e shkuara e tij dhe aktiviteti i tij jashtë vendit.

Në dëshminë e parë në polici shënjestra e atentatit, ka deklaruar se nuk ka konflikte, por hetuesit po kalojnë në sitë të gjithë veprimtarinë e tij në vendet e BE. Blerim dhe Klisman Preçi u qëlluan me breshëri plumbash teksa po lëviznin me automjetin tip foristradë Ml përgjatë supestradës Lezhë-Miloit, por nga të shtënat fatmirësisht nuk morën lëndime, duke i shpëtuar mrekullisht atentatit të mirorganizuar ndaj tyre.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK