Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me atentatin e ndodhur ditën e djeshme në Athinë ku mbeti i vrarë 47-vjecari Irakli Davella, nga fshati Mesopotam i Bashkisë Finiq dhe u plagos 46-vjecari Edi Lulo, lindur në Gjon të Pukës dhe banues në Kamëz.
Sipas mediave greke, objektiv i atentatit ishte Edi Luli, 46-vjeç. Pas komunikimit me autoritetet shqiptare është vërtetuar se identiteti Edi Lulo është i ndërruar dhe emri i vërtetë është Etmond Hysa. Policia greke ka siguruar identitetin e vërtetë të shqiptarit, i cili rezulton i dënuar në Greqi për ngjarjen e vitit 2011, ku u mbajtën peng disa avokatë në Dhomën e Avokatëve të Athinës dhe u grabitën 405.000 euro.
Bashkë me këtë ngjarje ai u akuzua edhe për grabitje të tjera dhe u dënua. Pasi kreu burgun, mësohet se u riatdhesua në Shqipëri. Kohët e fundit jetonte në Dubai dhe në datën 9 dhjetor ka ardhur në Greqi nga Gjermania me identitetin Edi Lulo. Me këtë identitet rezulton i riregjistruar edhe në Shqipëri, ku rezulton edhe pronar i një biznesi në Durrës.
Burime bëjnë me dije se nga ana e policisë greke janë mbledhur disa të dhëna që mund të çojnë në identifikimin e autorëve. Nga komunikimi me policinë shqiptare është mësuar se Edi Lulo në Shqipëri konsiderohet një personazh i rëndësishëm dhe për këtë po mblidhet informacion edhe për konfliktet e tij por edhe për arsyen e ardhjes në Greqi.
Mësohet se para ngjarjes Edi Lulo dhe Irakli Davella po pinin kafe bashkë me dy persona të tjerë. Njëri ishte çuar më para nga tavolina, ndërsa ngjarja ka ndodhur kur Lulo, Davella dhe personi i tretë po shkonin për tek automjetet e tyre. Sapo kanë nisur të shtënat, personi i tretë është larguar dhe po kërkohet ende nga policia për të dhënë dëshmi.
Mësohet se gjendja e 46-vjecarit Edi Lulo është tepër e rëndë për shkak të plagëve në kokë e bark.
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4353
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arrestimi i 2 vrasësve shqiptarë me pagesë në Greqi, policia me deklaratë: Sekuestruam armë, drogë, silenciatorë dhe rreth 80 mijë euro (VIDEO+DETAJET)
28 Janar, 12:58
-
Greqi/ Zbardhet vrasja e Irakli Davellës, arrestohen dy shqiptarët vrasës me pagesë! Dyshohet për larje hesapesh, u gjendet arma që dyshohet se përdorën në atentat (EMRAT)
27 Janar, 16:03
-
Mijëra njerëz në Mitropolinë e Athinës bënë homazhe, të pranishëm kryeministri Mitsotakis, presidentja dhe kryetari i Kuvendit grek
27 Janar, 08:43
-
Lamtumira për kryepeshkopin Anastas! Athina e përcjell drejt Tiranës me marsh funebër! Në ceremoninë e varrimit në Tiranë pritet të jetë dhe Mitsotakis
27 Janar, 08:25
-
VIDEOLAJM/ Shërbesë Përshpirtjeje në gjuhën shqipe në Katedralen e Athinës, klerikët shqiptarë nderojnë Kryepiskopin Anastas
26 Janar, 22:50
-
Greqi/ Makabre në Kretë, nëna dhe partneri i saj dhunojnë fëmijën 3 vjeç! Në banesën e çiftit policia gjen armë dhe sende që janë përdorur për rrahjen e të miturit
26 Janar, 21:01
-
'Nuk harrohet!' Mijëra qytetarë protestojnë në Greqi, kërkojnë drejtësi për përplasjen e dy trenave në 2023 ku humbën jetën 44 persona, mes tyre 8 shqiptarë
26 Janar, 14:24
-
Sherr masiv në Greqi, plagosen 3 të rinj shqiptarë! Njëri prej tyre goditet me kaçavidë në bark dhe kofshë, transportohet në spital
24 Janar, 18:30
-
I shtruar në spital në Athinë prej 3 javësh, Kisha Ortodokse: Kryepeshkopi Anastas në gjendje të qëndrueshme, me përmirësim të vogël
23 Janar, 13:11
-
Greqi/ Policia bastis Burgun e Koridhalosit ku ka dhe shumë shqiptarë, kontrolle 19 të burgosurve! Gjenden thika të improvizuara dhe celularë
22 Janar, 16:42
-
Zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit të Greqisë, si u ndanë votat në Parlamentin e vendit fqinj
22 Janar, 14:36
-
Athinë/ Kryepiskopi Anastas në gjendje kritike, dy Mitropolitët e Kishës Orthodhokse e vizitojnë në spital
21 Janar, 15:08