Atentati ndaj Edison Begajt në Vlorë, makina e autorit u gjend në Lushnje pas disa orësh, bashkë me uniformën e policisë

Atentati ndaj Edison Begajt në Vlorë, makina e autorit u gjend në Lushnje pas disa orësh, bashkë me uniformën e policisë

Edison Begaj

Në Lushnje është gjetur një makinë që dyshohet se i përket atentatorit të Edison Begajt në Vlorë. Reportv Tv mëson se makina është gjetur pak orë pasi është qëlluar ndaj Begajt dhe brenda edhe uniforma e policisë të cilën e kishte veshur autori kur qëlloi. Makina e gjetur e braktisur në zonën e Imshtës në Lushnje nuk është raportuar nga policia. 

Ka qenë ora 23 20 mbrëmjen e dt 29 Maj ku është shtënë me katër plumba ndaj  38 vjecarit Edison Begaj, i cili mbeti i plagosur. Ndërkohë që policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorit. Në dëshminë e tij të parë, Begaj ka thënë para hetuesve se nuk e ka parë autorin dhe nuk e di se kush mund të jetë, kjo edhe për shkak të errësirës në zonë. Autori ka qenë i fshehur mes ullishteve të Kaninës duke pritur 38-vjeçarin. Ai po qëndronte në këmbë dhe pasi ka qëlluar nga 3 metra largësi Edison Begën është larguar nga vendi i ngjarjes. Pasi është larguar pak metra në këmbë, në gjysmë të rrugës e ka pritur një makinë dhe është larguar. Policia i është vënë menjëherë nga pas në ndjekje, por autori ka mundur të shpëtojë.

Pistat e hetimit për këtë ngjarje janë ajo e prishjes së pazareve të drogës ose një konflikt i kohëve të fundit që mund të ketë pasur 38-vjeçari.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj vizitë në Urdhrin Sovran të Maltës, takohet me Fra' John Dunlap

Presidenti Begaj vizitë në Urdhrin Sovran të Maltës, takohet me Fra' John Dunlap