TIRANË- Në GJKKO po zhvillohet seanca e radhës për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja më 1 nëntor të vitit 2019. Në këtë seancë, SPAK paraqiti provat shkresore për dy të pandehurit Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj.
Mësohet se prokurori i çështjes Adnan Xholi po paraqet 67 fashikuj para trupës gjykuese dhe kërkoi seancë me dyer të mbyllura duke argumentuar se ka dhëna që janë sekret hetimor dhe që nuk janë ekspozuar deri më tani.
“Procesverbalet kanë të bëjnë me zbardhjen e komunikimeve në aplikacionin Sky Ecc etj. Kërkoj të jetë një seancë me dyer të mbyllura për ruajtjen e sekretit hetimor, duke qenë se ka të dhëna që deri më tani nuk janë ekspozuar”, tha prokurori Xholi.
Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e organit të akuzës që për këtë fazë të leximit të fashikullit që përmban të dhëna sekret, të mos jenë të pranishëm përfaqësues të mediave dhe seanca vijoi pa praninë e gazetarëve.
Komente











