Atentati ndaj kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe/ Policia jep detajet: Autori hodhi granatë dhe iku menjëherë...

Pas atentatit ndaj kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe, ka reaguar edhe policia e shtetit. Policia njofton se po punohet për kapjen e autorit nga forcat RENEA dhe FNSH.

"Sot, rreth orës 09:00, në zyrën e Kryetarit të Bashkisë Lushnjë, dyshohet se është hedhur një granatë dore dhe për pasojë është dëmtuar Kryetari i Bashkisë shtetasi F. T. dhe sekretarja e Bashkisë, shtetasja E. Q., të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjës, nën kujdesin e mjekëve

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autor i kësaj ngjarjeje është ish-shoferi i Kryetarit të Bashkisë, shtetasi G. S., i cili pasi ka hedhur granatën është larguar menjëherë nga ambientet e Bashkisë Lushnjë.

Forca të shumta policie të Komisariatit të Policisë Lushnjë, të DVP Fier, Renea e FNSH e Fierit po krehin zonën, me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorit.

Grupi i posaçëm hetimor, me Specialistë nga Departamenti i Policise Kriminale ne Policine e Shtetit dhe DVP Fier,  nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes", njofton policia.

1577781348_fatostushe.jpg

Kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe


Lajmi kryesor:

Dyshohet se i kishte para borxh/ Ish-shoferi i hedh granatë në zyrë kryebashkiakut të Lushnjes! Plagoset Fatos Tushe dhe sekretarja (VIDEO)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike

Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike