SPAK s'i ndahet Fatos Tushes, e akuzon se fshehu pasurinë! I sekuestron apartamentin në Lungomare të Vlorës

SPAK s'i ndahet Fatos Tushes, e akuzon se fshehu pasurinë! I sekuestron  apartamentin në Lungomare të Vlorës

Fatos Tushe

TIRANË- Ish-kryebashkiaku socialist i Bashkisë Lushnjë Fatos Tushe, i cili u dënua në vitin 2022 nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, pritet të përballet sërish në Gjykatës e Posaçme, kësaj radhe nën akuzën e mosdeklarimit të pasurisë.

SPAK thotë se pas përfundimit të hetimeve, ka dyshime të arsyeshme se Tushe disponon “de facto” një apartament në Lungomare të Vlorës me sipërfaqe 82 metra, të cilin nuk e ka deklaruar. Po ashtu nuk ka deklaruar edhe investimet e kryera në këtë apartament me vlerë totale investimi vlerë 2,262,000 Lekë. Aktualisht ky apartament është sekuestruar nga GJKKO.

Po ashtu sipas SPAK nuk ka deklaruar blerjen e dy automjeteve me vlerë totale gati 47 mijë euro në vitin 2021.

'Nga tërësia e akteve dhe e provave të administruara gjatë hetimit, provohet tej dyshimit të arsyeshëm të bazuar në prova se i pandehuri Fatos Tushe, ish – kryetar i Bashkisë Lushnje, ka kryer deklarim të rremë të pasurisë dhe interesave, si dhe ka kryer fshehje të pasurisë, interesave dhe shpenzimeve në këto deklarata:

Në deklaratën e interesave private periodik/vjetor të viteve: 2017, 2018, 2019, 2020, apo në deklaratën e interesave private pas largimit nga detyra, të vitit 2021, nuk ka deklaruar asnjë shpenzim të kryer për blerje/porositje të apartamentit me sipërfaqe totale 82.33 m2, me vendodhje në Lungomare, Vlorë, apo dhe për punime dhe mobilime, të cilat në shumën reale totale (investimi vlerë 2,262,000 Lekë). Hetimi ka provuar se i pandehuri Fatos Tushe edhe pse është pronar “de facto” i apartamentit në qytetin e Vlorës, në Lungomare në vazhdimësi e ka fshehur këtë pasuri. Aktualisht ndaj kësaj prone është vendosur sekuestro preventive me vendimin Nr. 136., datë 29.02.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;

Në deklaratën e interesave private periodik/vjetor të viteve: 2018, 2019, 2020, apo në deklaratën e interesave private pas largimit nga detyra, të vitit 2021, nuk ka deklaruar huanë/borxhin e marrë nga shtetasi I. L. sipas deklaratës noteriale Nr. 3124 Rep., Nr. 1320 Kol., datë 15.09.2020, notere A. M.;

Në deklaratën e interesave private pas largimit nga detyra me Nr. indeksi 09559, i vitit 2021, nuk ka deklaruar investimin e kryer për blerjen e dy automjeteve, model “S350CDI 4MATIC” (me vlerë të paguar 39.620 Euro) dhe “C200CDI”, marka “Mercedes Benz” (me vlerë të paguar 7.290 Euro), gjithsej në vlerën 46.910 Euro.'- njofton SPAK.

Tushe u arrestua në vitin 2021, një nga operacionet më të hershme të Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pasi hetimet e kryera përmes përgjimeve dhe analizimit të dokumenteve, zbuluan një skemë të manipulimit të tenderëve dhe vjedhjes së karburantit të blerë për përdorim të bashkisë.

Gjatë procesit gjyqësor, Tushe doli i pafajshëm për akuzën e korrupsionit dhe  u dënua me 2 vjet e 4 muaj për abuzim me detyrën. Ai përfundoi dënimin dhe u lirua nga burgu në janar 2023. Tushe ka qenë kryebashkiak jetëgjatë i Bashkisë Lushnje nga viti 2007 deri në vitin 2009 dhe nga viti 2011 deri në vitin 2021 kur u shkarkua për shkak se u arrestua nga SPAK.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Krenar: 24/07/2024 16:23

    Rroft populli

    Përgjigju
  • Or tej: 24/07/2024 15:04

    Nuk ka faj se nuk mbahen mend te gjitha pronat e apartamentet qe mund te kemi anembane botes or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja