VLORE- Rreth 20 persona janë shoqëruar në komisariatin e Vlorës, për t’u marrë në pyetje lidhur me atentatin me eksploziv të vendosur në automjetin e kryetarit të Komunës Qendër në Vlorë, Fredo Berberi. Pista kryesore e hetimit është ajo për shkak të detyrës.
Pas shoqërimeve të 20 personave ende nuk ka persona konkretë të dyshuar, ndërsa burime të sigurta nga Policia e Vlorës, theksojnë se vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Për fat të mirë 54-vjeçari Fredo Berberi, 2 orë pas mesditës së djeshme, i shpëtoi vetëm me plagosje këtij atentati, teksa blutë e qytetit bregdetar gjetën një copë të kartës së telefonit, e cila ka aktivizuar shpërthimin me telekomandë të bombës me stil C4. Lënda plasëse ishte vënë në mjetin e tip Fuoristradë “Mercedes-Benz” me targa AA167DV, ngjyrë të zezë, ndërsa po udhëtonte drejt Skelës.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com